TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pse e sulmoi sot presidentja Osmani ish-presidentin Thaçi?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Pse Kurti nuk është fajtori kryesor për “vitet e humbura”?

Shkruan: Afrim Kasolli

Fjalimet vjetore te presidentëve para përfaqësueseve të popullit zakonisht janë ngjarje cermoniale, ku shefi i shtetit e shpreh përkushtimin e tij për unitet politik.

Mirëpo, në fjalimin e sotëm presidentja Osmani nuk e ndoqi këtë zakon të pashkruar. Ajo nuk mundi te mos përmbahet pa e sulmuar ish-presidentin Thaçi, ndonëse pa ia përmenduar emrin konkretisht. Por, që nga fjalimi u kuptua se intenca e kritikës ishte kundër tij, apo siç pohoi ajo, se ka kaluar koha e “tregtarëve të kufijve”. Pra që me largimin e tij nga detyra e pse jo edhe ardhjen e saj në pushtet sovrantiteti i vendit tashmë ndodhet në duar të sigurta.

Ky atakim i një figure që tashme nuk ndodhet në Kosovë, për arsyeje që dihet nga të gjithë ne, përpos që e justifkon punën e Gjykatës Speciale, sepse me këto arrrestime ai trup e paska shpëtuar Kosovën nga ndarja, si dhe është i motivuar nga rivaliteti i kahershm i zonjës Osmani kundër ish-presidentit Thaçi, në fakt si i tillë edhe e shpreh siklentin, tensionin dhe parahatinë ku është futur pushteti aktual.

Deshti apo nuk deshti zonja Osmani, ajo është në atë pozitë si pjesë e një projekti politik që kanë ardhur në pushtet me premtimin se nuk do ta lejojnë themelimin e Asociacionit, apo Zajdnicës siç e quanin sa ishin në opozitë.

Mirëpo, tash ky pushtet po i nënshtrohet presionit të hatashëm ndërkombëtar dhe veçanërisht atij Amerikan për ta themeluar sa më shpejt këtë entitet. E mirëmbajta e raporteve me Amerikën, raport ky të cilin veçanërisht e trumbeton zonja Osmani, sot kalon nëpëmrjet “tradhtisë”ndaj premtimeve të tyre elektorale.

Prandaj, që Zajdenica të duket e mirë dhe që të justikohen para elektoratit të tyre se si me pranimin eventual të saj e shpëtuan Kosovën nga një e keqe më e madhe sikur se ndarja, duke i mbyllur sytë pikërisht para asaj që e konsideronin se e Bosnjëzon Kosovën, atëherë mbase ky pushtet ka nevojë që të mbrohet duke operuar me narracionim e gogolit të madh. Dhe kështu të shfaqen si shpëtimtar edhe atëherë kur nuk i mbajnë zotimet publike.

Në këtë konteskt, sulmin ndaj ish-presidentit Thaci e shoh pikërisht si nevojë të brendshme politike të kësaj koniunkture, e që në mënyrë simbolike e shpërfaqi zonja Osmani, edhe si reagim mbrojtës për “tradhëtitë” e tyre të ardhshme politike për hir të mbajtjes së pushtetit.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ligji për Automjete dhe Ligji për të Huajt: Një test sociologjik për “Republikën e tretë” të Albin Kurtit

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Krahasim mbi karakterin strategjik të dy konflikteve të mëdha “Lufta e Golfit” dhe konfliktit aktual mes SHBA-Izraelit dhe Iranit

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën