TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse aroma e trupit ndryshon me moshën dhe si ta mbani nën kontroll

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Pse aroma e trupit ndryshon me moshën dhe si ta mbani nën kontroll

Aroma e lëkurës ka të bëjë me ndërveprimet midis sekrecioneve të gjëndrave të lëkurës (si djersa) dhe baktereve në lëkurë.

Ndërsa plakemi, si sekrecionet e lëkurës, ashtu edhe bakteret kanë tendencë të ndryshojnë, duke krijuar ndryshime në aromën e trupit.

Ky ndryshim i lehtë është normal, i natyrshëm për procesin e plakjes. Por ka edhe disa gjëra të tjera që mund të ndikojnë.

Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë menopauzës, mund të shkaktojnë një rritje të djersitjes, gjë që mund ta theksojë aromën e trupit.

Gjithashtu edhe disa probleme apo sëmundje shëndetësore që janë të zakonshme me kalimin e moshës si diabeti, sëmundja e mëlçisë ose sëmundja e veshkave, mund të shkaktojnë këto ndryshime.

A mund ta mbani nën kontroll?

Nuk ka shumë gjëra që mund të bëni për të ndryshuar aromën tuaj natyrale. Dhe shumica e njerëzve ndoshta as nuk e vënë re këtë ndryshim. Megjithatë higjiena e dobët dhe disa zakone të jetesës mund ta bëjnë erën e trupit të një personi më të fortë ose të pakëndshme.

Bëni dushe të rregullta

Aroma e padëshiruar e trupit mund të shkaktohet kur djersa, e cila është pa erë, përzihet me bakteret në sipërfaqen e lëkurës. Larja e rregullt me sapun mund të parandalojë grumbullimin e baktereve të lëkurës, kështu që kur djersiteni aroma nuk do të jetë shumë e fortë. Megjithatë, ju mund të mos keni nevojë të laheni çdo ditë. Të moshuarit janë të prirur të kenë lëkurë të thatë, dhe larja me sapun të ashpër ose ujë të nxehtë mund ta përkeqësojë gjendjen. Përpiquni të laheni disa herë në javë, dhe mbajeni temperaturën e ujit të ngrohtë (jo të nxehtë). Bëni një dush të shkurtër dhe më pas përdorni kremra për lëkurën në mënyrë që të bllokoni lagështinë.

Përdorni një antidjersë

Antidjersa bllokon përkohësisht gjëndrat e djersës së trupit për të ndaluar djersitjen, kështu që djersa nuk përzihet me bakteret dhe nuk prodhon erë. Ky produkt është i ndryshëm nga një deodorant, i cili maskon aromat, por nuk ndalon djersitjen.

Kushtojini vëmendje ushqimit që konsumoni

Ushqimet si qepa, hudhra, lakra, brokoli, lulelakra, mishi i kuq, alkooli dhe ato me erëza, mund të përkeqësojnë erën e djersës. Nga ana tjetër, një regjim i pasur me fruta, perime dhe me pak yndyra të ngopura mund të ndihmojë duke ruajtur nivele më të shëndetshme të baktereve. Gjë që mund të ndihmojë në kontrollimin e erës.

Ushtrohuni rregullisht

Aktiviteti i rregullt fizik është një mënyrë që mund të mbështesë bakteret e shëndetshme të lëkurës.

Mbani nën kontroll stresin

Sigurohuni që të gjeni mënyra për të lehtësuar stresin. Stresi mund të aktivizojë gjëndrat tuaja të djersës dhe të intensifikojë erën e trupit.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Ndryshimet e lehta në erën e trupit janë një pjesë normale e plakjes. Por ndonjëherë mund të jenë edhe një shenjë e një problemi të mundshëm shëndetësor, si problemet e mëlçisë, të veshkave, ose të problemeve metabolike si një çrregullim i tiroides ose diabeti. Nëse aroma e trupit bëhet shqetësuese këshilloheni t’i drejtoheni mjekut për ndihmë të specializuar. E njëjta gjë vlen edhe për ndryshimet e aromës së urinës ose frymëmarrjes./agroweb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lodhja e tepërt gjatë festave: Çfarë është dhe si ta mbroni veten gjatë festave

Lodhja e tepërt gjatë festave: Çfarë është dhe si ta mbroni veten gjatë festave

Pse vrapimi në dimër i bën më mirë trupit se vrapimi në verë?

Pse vrapimi në dimër i bën më mirë trupit se vrapimi në verë?

Si ta pastroni në mënyrë efektive një hekur vetëm me një përbërës nga banjoja juaj

Si ta pastroni në mënyrë efektive një hekur vetëm me një përbërës nga banjoja juaj

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë

Jashari kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Jashari kujton rënien e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Bastiset një lokal dhe një banesë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Dëmtohen disa varre në Obiliq, Policia nis hetimet

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet shtetasi i huaj për vjedhje të rëndë në një lokal në Prishtinë

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, arrestohen tre persona

Dy vajza raportohen të zhdukura, njëra prej tyre e mitur

Dy vajza raportohen të zhdukura, njëra prej tyre e mitur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën