TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
​PSD me aksion: Vjosa Osmani po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para Kuvendit të Kosovës ka kundërshtuar rikthimin e Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ata përmes një fotografie shfaqën Osmanin në “Kalin e Trojës”. Sipas kësaj partie, ish-presidentja po e përdorë LDK-në si “Kali i Trojës”.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Vjosa Osmani nuk është kthyer në LDK vërtet, porse po e përdor atë si trampolinë për potencialisht ndonjë pozitë të ardhshme në institucionet e Kosovës.

“Kthimi që u trumbetua me të madhe i Vjosa Osmanit në LDK i ka dy probleme shumë të mëdha: E para është mashtrim i madh publik, sepse Vjosa Osmani nuk është kthyer fare në LDK. Vjosa Osmani po e përdor LDK-në si trampolinë për potencialisht ndonjë pozitë të ardhshme në institucionet e Kosovës. Qysh edhe u mor vesh sheshazi, ajo nuk është anëtare e LDK-së; e mori një grup prej nja 20 vetëve, po i fut në listën e LDK-së dhe po e ripërdor LDK-në edhe një herë. E dyta, ne besojmë që me këtë qasje, më shumë i shkon simbolika e kalit të Trojës, sepse LDK-ja më shumë se sa po bashkohet, po ndahet rishtazi”, tha Molliqaj.

Ndërsa për bashkimin mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, Molliqaj u shpreh se kjo është “lidhje puro e interest” për pozita të dy individëve.

Mes tjerash, ai theksoi se Kosova “vuan” për mungesë të opozitës dhe se qytetarët nuk duhet të rizgjedhë personat e njëjtë.

“Ky bashkim është lidhje puro e interesit për pozita të dy individëve që e kanë kapur këtë parti. Tash ju me të drejtë keni me pyet: “Po çka i intereson Partisë Socialdemokrate çështja e LDK-së?” Absolutisht na intereson. Kosova vuan që pesë vjet se s’ka opozitë. Kosova vuan nga njerëz të cilët, sa kanë qenë në institucione, i kanë shërbyer kryeministrit me pikë e me presje. Dhe Kosova nuk e ka luksin, Kosova nuk guxon dhe nuk duhet të rizgjedhë njerëz të cilët kanë plane vetëm për pozita të veta, madje duke mos i kursyer as për partitë e tyre. I kanë abuzuar, i kanë poshtëruar dhe po kthehen tamam me simbolikën sikurse kali i Trojës — e ju e dini çka i ndodhi Trojës kur u fut kali brenda”, theksoi Molliqaj.

Tutje, ai bëri thirrje tek qytetarët që t’i votojnë anëtarët e Partisë Socialdemokrate, të cilët sipas tij garojnë që vendit t’i bëjnë opozitë duke u shprehur optimist se gjashtë kandidatët e tyre bëjnë më shumë se deputetët aktual të opozitës.

“Ne garojmë për me kaluar pragun. Qytetarët mund të na votojnë edhe më shumë, por gara jonë është kjo garë — është e sinqertë, është sfidë e madhe. Ama unë jam i bindur që gjashtë kandidatët tanë bëjnë më shumë se secili kandidat i opozitës… Jam i vetëdijshëm që nuk kishim mundur me i bë 150 të tjerë. Ama ne gjashtë tanë i sfidojmë secilën gjashtëshe të secilës parti nëse do në bazë morale, ideore, të dijes, të guximit, të vetëmohimit”, potencoi ai.

I pyetur se pse kritikat e tyre janë orientuar tek opozita, e jo te Qeveria, Molliqaj potencoi se opozita po përlahet mes vete dhe sipas tij, nuk po e kryejnë funksionin e tyre si opozitarë.

“Kauza jonë është arsyeja pse ne e kritikojmë opozitën. Gjendja e opozitës është arsyeja. Këta të opozitës po merren qysh na po e kritikojmë opozitën e s’po e kritikojmë pushtetin. E çka janë duke bërë ata? Janë duke u përlarë mes vete, i keni parë grupet e interesit: kush është numër dy, kush është numër tre? Dhe mos harroni: LDK-ja po e shan PDK-në, PDK-ja po e shan LDK-në, AAK-ja po i shan të dyja, faleminderit. Ata problemin nuk e kanë pse ne po i kritikojmë. Problemi thelbësor është këtu: kritika jonë është e qëndrueshme. Çka po bëjmë ne për opozitën është e vërtetë”, përfundoi Molliqaj.

Fotografia, e cila shfaqte Vjosa Osmanin në kalin e Trojës u vendos para Teatrit Kombëtar.

Tags: AksionKuvendi i KosovesLDKPSDTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

IHMK paralajmëron rritje graduale të temperaturave, thirrje për mos ekspozim në diell

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

IHMK paralajmëron rritje graduale të temperaturave, thirrje për mos ekspozim në diell

Pjesa e parë – Gjermania barazim me Ekuadorin, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kuraçaos

Pjesa e parë – Gjermania barazim me Ekuadorin, Bregu i Fildishtë në epërsi ndaj Kuraçaos

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador

Formacionet zyrtare Gjermani – Ekuador

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Bërxulli: Abdixhiku ka humbur kontrollin e partisë, është nën ndikim e Osmanit

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Auto Draft

Fotografitë që dokumentojnë rezistencën e minatorëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën