Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesit kanë hyrë në godinën e Kuvendit dhe i kanë vënë zjarrin.
Përmes një postimi në Facebook, Peleshi e ka cilësuar të papranueshëm shënjestrimin e institucioneve publike, duke theksuar se vandalizmi nuk ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike.
“Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme. Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, ka shkruar Peleshi.
Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë, duke theksuar se asnjë agjendë politike nuk është më e rëndësishme se Shqipëria.
“Agjenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, ka përfunduar Peleshi./teve1.info/










