Një veturë e Policisë së Kosovës, e cila ishte duke kaluar afër turmës së protestuesve në Zveçan, është sulmuar nga ta.
Siç bën të ditur gazetarja e Tëvë 1, Florijeta Dernjani, dyshohet se protestuesit serbë kanë gjuajtur Policinë e Kosovës me shishe.
Situata gjatë ditës në Zveçan ka qenë e qetë, teksa protestuesit kanë lëshuar edhe këngë nacionaliste.
Disa qytetarë janë mbledhur sot në mëngjes para ndërtesës së Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe kanë shpalosur një flamur të Serbisë.
Sipas mediave serbe, flamuri është 250 metra i gjatë.
Situata në veri ka filluar të tensionohet që nga dita e premte e javës së kaluar, ku qytetarë të shumtë serbë kanë filluar protestat pas betimit të tre kryetarëve të rinj shqiptarë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq. /Teve1.info/







