Një grup prej disa protestuesve kanë filluar të përleshen me Policinë e Kosovës, derisa po kundërshtojnë para objektit të Qeverisë vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Derisa situata ishte në prag të eskalimit, u përfshi veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili kërkoi nga protestuesit të mos përleshen me policinë, derisa thirri në unitet.
“Asnjë sen me policinë tanë nuk kemi. Ne kemi me njerëz që na përfaqësojnë politikisht dhe atë nuk na përfaqëson një parti. Të gjithë kanë gabim dhe ne duhet me thirr unitet, bashkim në veprime konkrete. Të gjitha politikat bashkë”, tha ai.







