TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Protestuesit në Venecia kundërshtojnë dasmën luksoze të Jeff Bezos

nga teve1
2 muaj më parë
1
A A
Protestuesit në Venecia kundërshtojnë dasmën luksoze të Jeff Bezos

Qindra protestues marshuan të shtunën në rrugët qendrore të Venedikut për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj miliarderit Jeff Bezos, bashkëshortes së tij dhe luksit të tepruar që shoqëroi dasmën e tyre, tashmë në ditën e tretë dhe të fundit të festimeve të mbushura me personazhe të njohur dhe kritika nga banorët vendas.

Të premten, Jeff Bezos – personi i katërt më i pasur në botë – u martua me Lauren Sanchez në një ceremoni private në ishullin e qetë të San Giorgio-s, ku morën pjesë rreth 200 të ftuar të famshëm.

Megjithatë, kjo ngjarje shkaktoi zemërim tek shumë venecianë. Aktivistë dhe qytetarë e panë dasmën si simbol të shfrytëzimit të qytetit nga miliarderët, ndërkohë që banorët përballen çdo ditë me pasojat e mbingarkesës turistike, çmimet e papërballueshme të banesave dhe rreziqet e përmbytjeve të lidhura me ndryshimet klimatike.

Në mbrëmjen e së shtunës, ndërsa çifti përgatitej për festën përmbyllëse, qindra protestues – si nga Venediku ashtu edhe nga pjesë të tjera të Italisë – dolën në rrugë me pankarta ku shkruhej “Puthje Po, Bezos Jo” dhe “Jo Bezos, jo Luftë”.

Vlen të theksohet se qyteti ka rreth 50,000 banorë, të cilët ndihen gjithnjë e më të përjashtuar nga jeta kulturore dhe sociale e qytetit të tyre.

“Jemi këtu për të prishur planet e atyre që pasurohen duke shfrytëzuar të tjerët, ndërkohë që qyteti ynë po përballet me pasiguri të mëdha,” u shpreh një nga protestuesit, Martina Vergnano.

Sipas organizatorëve, protesta kishte ndikuar që festa e së shtunës të zhvendosej nga vendndodhja e saj fillestare, një ish-kantier detar mesjetar në zonën e Arsenale. ka shkruar AP.

Ndërkohë, Bezos dhuroi nga 1 milion euro secila për tre organizata kërkimore që merren me mbrojtjen e mjedisit në Venedik, sipas organizatës CORILA.

Por për shumë nga protestuesit, ky veprim u pa si një përpjekje për të qetësuar zemërimin e komunitetit lokal, më shumë sesa një gjest i sinqertë për ndihmë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë të vdekur në një aksident në Luksemburg, dyshohet se tre prej tyre janë shqiptarë

Pesë të vdekur në një aksident në Luksemburg, dyshohet se tre prej tyre janë shqiptarë

Mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve pas tërmetit në Afganistan

Mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve pas tërmetit në Afganistan

Ambasadori amerikan në NATO: ShBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori amerikan në NATO: ShBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Ditë zie në Shqipëri

Ditë zie në Shqipëri

Osmani thotë se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën për formimin e institucioneve

Osmani thotë se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën për formimin e institucioneve

“Ditari” 02.09.2025

“Ditari” 02.09.2025

Beçiragiqi me Bosnjën mposht Greqinë

Beçiragiqi me Bosnjën mposht Greqinë

Mbrojtësi Bajrami në planet e Zvicrës

Mbrojtësi Bajrami në planet e Zvicrës

Rashica flet për duelet me Gjermaninë dhe Zvicrën

Rashica flet për duelet me Gjermaninë dhe Zvicrën

Serebe i Ballkanit, më i miri i javës

Serebe i Ballkanit, më i miri i javës

Si ballafaqohet Drejtoria e Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës në rast se Kosova përballet me sulme terroriste?

Policia në një tjetër operacion gjatë ditës gjen armatim edhe në Zubin Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X