Tensione janë shënuar para Kuvendit të Kosovës, ku deputeti i Vetëvendosjes, Farush Rexhepi, dyshohet se ka qenë cak i një tentative për t’u goditur nga protestuesit.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, disa protestues kanë tentuar të gjuajnë në drejtim të deputetit Rexhepi.
Pak minuta më herët, edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ishte përballur me protestuesit, të cilët, sipas raportimeve, e kanë tërhequr nga rrobat.
Situata para Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë pranë institucioneve.







