TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Proteston Këshilli i Prindërve bashkë me nxënësit në Fushë-Kosovë

nga Albiona Hajdari
1 vit më parë
0
A A
Proteston Këshilli i Prindërve bashkë me nxënësit në Fushë-Kosovë

Kërkojnë ndryshimin e orarit për nxënësit e klasave të pesta në ‘’Mihal Grameno’’

Nxënësit e klasave të pesta, bashkë me Këshillin e Prindërve mesditën e së martës protestuan para shkollës ‘’Mihail Grameno’’ në Fushë Kosovë. Ata kundërshtuan ndryshimin e orarit dhe kalimin në ndërrimin e tretë. Mirëpo përgjegjësinë për mungesën e nxënësve, drejtori i shkollës e hedh tek prindërit.

Me çantën plot erdhën në shkollë.

E gjatë pushimit, në banka i lanë librat të hapura.

Por fatin si këta, nuk e kanë të gjithë nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, ‘’Mihail Grameno’’ në Fushë Kosovë.

Kjo pasi që ndonëse gjysmë-vjetori i dytë ka filluar, nxënësit e klasave të pesta nuk po e vijojnë mësimin.

Arsye për këtë është ndryshimi i orarit.

Andaj mesditën së martës, Këshilli i Prindërve bashkë me nxënësit erdhën para dyerve të kësaj shkolle.

Ata protestuan, për të kundërshtuar pikërisht ndryshimin e orarit dhe kalimin në ndërrimin e tretë.

“Ne në këtë rast nuk jemi konsultuar aspak, vetëm jemi njoftuar. E para, e dyta, ne e dimë se çdo fëmijë ka aktivitete jashtë shkollore dhe gjitha këto aktivitete janë ndërpre momentin kur është marrë ky vendim dhe e treta është një orar shumë i papërshtatshëm për fëmijë, imagjinoni pas orës tre me fillu mësimin deri në ora shtatë”, ka thënë prindi, Bashkim Paçarizi.

“Në momentin që hasim në shkelje ligjore dmth që janë të dëmshme për fëmijët tanë, normalisht që kemi me i kundërshtu deri në fund. Është shumë e dhimbshme me i pa fëmijët në këtë gjendje që është një e drejtë e garantume me ligj, po është edhe më e dhimbshme kryeneçësia e disa personave që qëndrojnë mbi shkeljet ligjore që i kanë bo”, u shpreh përfaqësuesja e prindërve, Majlinda Maloku-Leci.

Mirëpo përgjegjësinë për mungesën e nxënësve, zv.drejtori i shkollës, Sadri Emini e hedh tek prindërit.

“Katër klasë që nga fillimi tre ditët e para nuk kanë punu, prej të hënën e kalume kanë fillu me punu, mirëpo dy klasë janë ende, mësimdhënësit janë rregullisht duke dalë në punë, mirëpo tash është pakënaqësia e prindërve. Është përgjegjësi e çdo prindi ta gjejë formën si të veprojë. Çdo prind ka të drejtë ankese, mirëpo fëmija asesi të ndalet nga procesi mësimor”, u shpreh zëvendësdrejtori i shkollës, Sadri Emini.

E lidhur me ndryshimin e orarit, e gjitha erdhi pas ankesave të klasave të katërta periodën e kaluar, të trajtuar edhe nga Inspektorati i Arsimit.

Kështu, zv. Drejtori i kësaj shkolle para tyre ishte deklaruar se do të ketë një rotacion.

Por Emini, thotë se kjo nuk është arsyeja e vetme e ndryshimit të orarit.

“Te klasët e katërta kemi pasë një rënie të suksesit, gjatë periodës së parë. Ndoshta edhe kjo na ka shty me bo një rotacion, jo me u dëmtu një aktiv një gjysmëvjetor, dmth e kemi provu pak edhe në bazë të moshës që kanë nxënësit”, u shpreh Emini.

Për këtë çështje, tëvë1 kërkoi një qëndrim edhe nga Ministria e Arsimit, mirëpo nga ky institucion gjatë së martës nuk kthyen përgjigje.

Në këtë shkollë janë 20 klasa, ndërsa mësimin e ndjekin plot 45 paralele.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X