TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protestojnë punëtorët teknikë të sektorit privat, kërkojnë rritje pagash

Sot para administratës së QKUK-së është mbajtur një protestë nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës. Arsyeja e protestës ishte kërkesa për rritje të pagave.

by tëvë1
3 muaj ago
0 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Me uniformat e tyre të punës, dhjetëra punëtorë teknikë të sektorit privat këtë të martë u mblodhën para administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Aty dolën në protestë me një arsye të qartë, për të kërkuar paga më të larta.

E kjo protestë u organizua nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.

Ata kërkuan trajtim të barabartë me punonjësit e sektorit publik.

“Ne e lusim Qeverinë pse mu diskriminu sektori privat – publik na jemi të shqetësum pse mu diskriminu, se kur sektorit publik i rritet më 1 janar 55 euro e më 1 korrik 55 euro e me mbledh atë shumë është 110 euro kanë ngritje sektori publik e na sektori privat në të njëjtin vend punojmë. Edhe na e dojmë atë ngritje si sektori publik”, tha Hakif Sylejmani, kryetar i federatës.

E kryetari i Sindikatës së pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi kërkoi që muaji nëntor mos t’i zë punëtorët pa rritje pagash.

“Sot po e themi, diku mbi 20 komuna jemi në kohë proteste, në protestë të qetë të cilët po i paralajmërojmë se në momentin e kryerjes së zgjedhjeve komunale ne do t’i ndalim të gjitha punimet dhe unë e di që ky spital, kjo QKUK dhe institucionet tjera pa dorën e këtyre punëtorëve mbrapa që i kemi edhe të sigurimit edhe të pastrimit nuk mund të funksionojë, nuk kemi dëshirë që të vijmë deri te ai moment por megjithatë është një kërkesë imediate që fillimi i muajit nëntor nuk guxon të na nxë me këto paga dhe po i paralajmërojmë qysh nga maji”, tha Azemi.

Azemi gjithashtu thotë qe nëse kërkesat nuk merren parasysh, punëtorët janë të gatshëm të mos i ndalin protestat e grevat.

“Mjaft jemi shantazhuar, është koha jonë, është fuqia jonë, është organizimi jonë për të cilin ne nuk po i kërcënojmë. Ne i lusim ata që të ulen në bisedime përndryshe nuk kam dëshirë që në nivel të Kosovës ashtu siç sot po më vijnë informacionet e gjithë Kosova tek këta persona në një protestë të qetë që na ma tutje nuk mund të shkojmë ata të cilët janë të gatshëm për dialog jemi këtum ata të cilët nuk janë të gatshëm atëherë ne do të vazhdojmë me protesta e me greva ashtu siç ne dimë dhe mundemi”, tha ai.

Një kërkesë të tillë për rritje pagash, Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat e kishte pasur ditë më parë edhe për punëtorët teknikë të Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe të disa shkollave në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Gazetari kroat: Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

Ndalohen rreth 300kg eksplosivë në Vërmicë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

​Osmani merr pjesë në mbrëmjen tradicionale në nderim të marinsave amerikanë

Sindikata e Punëtorëve: Pjesës dërmuese të zyrtarëve ATK-së nuk i është rritur paga gjatë këtij mandati qeverisës

Zbulohen 157 punëtorë të padeklaruar gjatë aksionit të ATK-së

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Mirëpritet ardhja e 150 ushtarëve nga Kroacia në Kosovë

Auto Draft

Kulla e Isa Boletinit në veri, kuq e zi për 28 nëntor

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën