Prindërit e nxënësve të klasës nga 1 -5 të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë e që janë transferuar në objektin e shkollës “Zenel Hajdini” kanë nisur protestën para objektit të kësaj shkolle.
Ata po ankohen për kushte jo të mira ku fëmijët e tyre po ndjekin mësimin.
Njëri nga përfaqësuesit e prindërve tha se shqetësim kryesor për ta është distanca e largët dhe siguria për fëmijët e tyre.
Ai ka tha së kërkesë e tyre urgjente është kthimi i nxënësve në objektin e shkollës“Asim Vokshi”.
Sipas tij transferimi i këtyre nxënësve është bërë për shkak të fillimit të procesit tërë ditor.
Prindërit kanë thënë se edhe pse kanë zhvilluar takime edhe me zyrtarë të drejtorisë së Arsimit në Prishtinë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.