tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Protestohet për Astrit Deharin, familjarët akuzojnë Prokurorinë për mos-zbardhjen e rastit

tëvë1 nga tëvë1
03/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Është mbajtur një protestë në kërkim të drejtësisë për vrasjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, raporton teve1.info

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili edhe e ka thirr protestën, e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se qëllimshëm po e fsheh rastin.

“Ne kemi mendu që ka përfundua që të ndodhin gjëra të tilla në shtetin tonë dhe në burgjet tona. Pasnesër bëhen 7 vjet nga vrasja e Astrit Deharit, deri më tani Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka më tepër se 5 vite që e ka marrë këtë rast nuk e ka përfunduar rastin ashtu siç provat tregojnë. Prokuroria e din më mirë se ne se Astrit Dehari është vra, mirëpo nuk janë arsye por besojmë që nuk janë ligjore pse prokuroria deri tani nuk e ka nxjerrë së paku një aktvendim për zbulimin e emrave të vrasësve të Astrit Deharit dhe zbulimin e emrave të atyre që e shtynë peronat e caktuar në vrasje dhe atyre që e kanë fshehur rastin e Astrit Deharit. Ne i dimë dëshmitarët e caktuar që kanë qenë në dhomë me Astrit Deharin, mendojmë që vrasja e Astrit Deharit është duke u fshehur nga kjo prokurori përballë këtu dhe nuk dimë për çfarë arsye prokuroria që ish dashtë me qenë me e besueshmja nuk jep informata se çka po ndodh me këtë rast”, tha Gashi.

Ndërsa babai i të ndjerit, Avni Dehari, tha se zbardhja e vrasjes së Astrit Deharit është një drejtësi manipuluar nga prokurorët.

“U bënë 7 vjet që ne si familje, shokët e Astritit, qytetarët e gjithë Kosovës po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Astritit në burgun e Prizrenit. Që ishte një arrestim i inskenuar i politikës së Kosovës me vet faktin që gjithë shokët e Astriti janë shpallur të pafajshëm, ka qenë inskenim për qëllime politike e jo për veprën që është bërë. Qe 7 vjet drejtësia është peng në duart e prokurorisë. Një prokurori e mirëfilltë për një rast si i Astritit që është vrarë në burgun e Prizrenit, mos për 7 ditë, mos për 7 javë, për shtat muaj do ta zbardhte rastin. Fakti që për 7 vite nuk është zbardhur ky rast, flet që është një drejtësi e manipuluar nga ve prokurorët.

​Dita ndërkombëtare e viktimave të luftës së armëve kimike

30/11/2023

Kuvendi sot i mban dy seanca

30/11/2023

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger vdes në moshën 100-vjeçare

30/11/2023

Parashikimi i motit

30/11/2023

Pacolli pas vrasjes së gruas së ish-këshilltarit të tij: Dhimbjen e ndaj me dy familjet e së ndjerës

30/11/2023

30 palestinezë janë liruar në këmbim të 10 pengjeve të Gazës, thotë Katari

30/11/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.