TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestë në Prishtinë në ditën e punëtorëve, kërkohet dialog social

Qindra punëtorë e sindikalistë kanë marshuar sot për 1 maj nga Biblioteka Kombëtare, tek Ministria e Arsimit e në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestës së organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit i janë bashkuar edhe krerët e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0
A A
Nis protesta e SBAShK-ut, kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre

​Mëngjesin e një maji disa rrugë kryesore të Prishtinës u bllokuan.

Kjo pasi që punëtorët mbushën hapësirat publike për të protestuar në Ditën e Punëtorëve.

Qindra burra e gra u mblodhën para Bibliotekës Kombëtare.

E protestës i priu kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

“Kërkesa bazë që e mbulon në një ombrellë të gjitha kërkesat e tjera është që Qeveria e Kosovës ti realizojë të gjitha kërkesat tona, të parandalojë veprimet tjera sindikale kjo është dhe kërkesat e tjera që janë normale, pra për kushtet e punës sepse në shkollat tona nuk janë të shekullit 21 dhe një kërkesë urgjente që qeveria mund ta realizojë së paku në qershor ku bëhet rishikimi i buxhetit  për vlerën e koeficientit”, u shpreh Rrahman Jasharaj.

Protestës ju bashkëngjitën qindra mësimdhënës.

“Kemi ardh nga Gjilani jo vetëm që të protestojmë por dhe të kundërshtojmë kategorikisht kundër këtyre padrejtësive kriminale që po i bënë qeveria, shteti në krye me Albin Kurtin dhe servilët tjerë që i ka përreth për arsimin për mësimdhënësit”, thotë Naim Mehmeti, mësimdhënës.

“Kërkesat tona janë që të paguhet kujdestaria e ditës dhe ajo e klasës, sepse ka një angazhim të jashtëzakonshëm, është një përpjekje shumë e madhe në kujdestari, ki të bëjë shumë me nxënës, më prind, ka një angazhim të jashtëzakonshëm”, thotë mësimdhënësi Vehbi Mziu

Edhe kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi foli para protestuesve.

“Kjo qeveri me gjithë kolegët që i kam prapa këtu para se të vij në pushtet na pati lodhur ky kryeministër, na grumbulloi në Grand duke u menduar se u bë mrekullia e zotit, ne prisnim që së paku diçka të realizojë. Dhe a din çfarë ka realizuar? Nëse kjo qeveri del dhe thotë që kam bërë diçka për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, unë jap llogari. Tani zgjidhjen nuk po e kërkojmë nga qeveria, por zgjidhjen po e kërkojmë te liberalizimi i vizave me të cilën nëse vazhdon kështu edhe një vit, kryeministrin e Kosovës nuk do të ketë kush ta bart me xhipat e zi, sepse ka me mbet vetëm”, tha Azemi.

“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”, kanë qenë disa nga thirrjet e mbishkrimet në pankarta të protestuesve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

BE reagon ndaj mbylljes së zyrave të strukturave paralele serbe në Veri: Veprim i pakoordinuar

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

AC Milan luan pa Leaon kundër Bolognas

AC Milan luan pa Leaon kundër Bolognas

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

Xhaka e ka gjallëruar qytetin e Sunderlandit

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

AAK hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Gjini: Dritë për çdo komunë të Kosovës

Draft-statuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”

BE reagon ndaj mbylljes së zyrave të strukturave paralele serbe në Veri: Veprim i pakoordinuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën