TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestë e afganëve të strehuar në Shqipëri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Protestë e afganëve të strehuar në Shqipëri

Disa familje që ndodhen aktualisht në Shëngjin, një qytet 70 kilometra në veriperëndim të Tiranës, i bënë thirrje autoriteteve që të përshpejtojnë procesin e transferimit të tyre për në SHBA.

Me pankarta në duar ata kanë thënë se janë harruar nga autoritetet dhe nuk kanë asnjë sqarim për të ardhmen e tyre edhe pse kanë kërkuar edhe vetë të ikin nga Shqipëria. Rreth 2400 afganë u evakuuan në Shqipëri në gusht dhe shtator të vitit 2021, pas ardhjes në pushtet të talibanëve, dhe iu dha strehim i përkohshëm në Shëngjin dhe në hotele të tjera në Durrës.

348 afganë që janë strehuar përkohësisht në një resort në Shëngjin protestuan pasi administratori i ambienteve ku po qëndrojnë u ka kërkuar që të largohen.

Shkak është bërë mungesa e pagesës nga ana e një prej shoqatave që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri.

SHBA-ja dhe organizatat jo qeveritare ofruan mbështetje financiare për akomodimin e tyre.

Bledar Shima, menaxheri i një resorti në Shëngjin që strehon 350 afganë, tha se prona nuk është paguar për gjashtë muaj. Shima i kërkoi qeverisë shqiptare të ndërhynte për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Qeveria shqiptare ka thënë gjatë kohës kur këta afganë kanë arritur në Shqipëri se do të strehonte mijëra afganë për të paktën një vit përpara se të transferoheshin përfundimisht në Shtetet e Bashkuara.

Kohët e fundit, qeveria u zotua t’i mbajë refugjatët për më shumë se një vit nëse vonohen vizat e tyre për në SHBA.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaron se nëntëqind nga të evakuuarit nga Afganistani mbeten në Shqipëri. Pjesa tjetër janë larguar tashmë për në Amerikë dhe Kanada. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Kancelari gjerman mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani thotë se Hormuzi do të qëndrojë i mbyllur derisa SHBA-ja të përmbush kushtet

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë liron mbi 80% të rezervave të naftës emergjente

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 127-të

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën