TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestat dalin jashtë kontrollit në Durrës dhe Shkodër, plagoset komandanti i Forcave të Rendit

by teve1
35 minuta ago
0
A A
Protestuesit sulmojnë selinë e Partisë Socialiste, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Protestat e studentëve dhe nxënësve në Durrës dhe Shkodër janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa situata është përshkallëzuar në të dy qytetet.

Në Durrës, protestuesit janë mbledhur fillimisht para Bashkisë, ku kanë hedhur vezë në drejtim të godinës.

Më pas, situata është tensionuar pranë Postës Shqiptare, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë incidenteve, disa persona janë shoqëruar në polici.

Përveç përplasjeve, janë raportuar edhe dëmtime materiale në ambientet e Postës Shqiptare dhe në disa biznese private.

Ndërkohë, tensione janë regjistruar edhe në Shkodër, ku studentët dhe nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur në protestë para Bashkisë.

Situata është përshkallëzuar pas arrestimit të disa protestuesve, çka ka bërë që një pjesë e tyre të zhvendosen drejt Komisariatit të Policisë Shkodër, në shenjë mbështetjeje për të arrestuarit.

Pranë komisariatit janë regjistruar përplasje me policinë, gjatë të cilave protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve. Si pasojë, është goditur me gurë dhe ka mbetur i plagosur komandanti i Forcave të Rendit, Fasli Rama, raportojnë mediat shqiptare.

Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen shëndetësore të efektivit të plagosur në Shkodër, ndërsa mbetet i paqartë edhe numri i saktë i personave të arrestuar gjatë incidenteve.

Protestat studentore filluan në Tiranë, ku të enjten, në ditën e tretë, ato u shpërndanë edhe në qytetet të tjera të Shqipërisë. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Arrestohet i dyshuari për grabitjen e një shume të konsiderueshme parash në Gjakovë

KPK-ja përgatit hapat e radhës për rekrutimin e prokurorëve të rinj

KPK-ja përgatit hapat e radhës për rekrutimin e prokurorëve të rinj

NATO, KFOR-i dhe Policia e Kosovës vëzhgojnë patrullimet që po zhvillohen në pjesën veriore të vendit

NATO, KFOR-i dhe Policia e Kosovës vëzhgojnë patrullimet që po zhvillohen në pjesën veriore të vendit

Kolumbia zhvendos ambasadën në Jerusalem, duke shkaktuar reagime palestineze

Kolumbia zhvendos ambasadën në Jerusalem, duke shkaktuar reagime palestineze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën