Për atë çfarë kishte shkruar në Facebook rreth veteranëve Hekuran Murati, u kërkua edhe dorëheqja e tij.
Por, këto nuk po i bëjnë përshtypje shefit të tij.
Madje kryeministri Albin Kurti, thotë se komentet e të kaluarës nuk i ka prioritet tani.
Mirëpo, ish-bashkëpartiakët e tij, ia kujtojnë Kurtit shkarkimin e këshilltarit të tij për një deklaratë rreth UÇK-së.
Ndërsa thonë, se shkarkimin e Muratit, do ta kërkojnë edhe me protestë.
E përveç Partisë Socialdemokrate, shkarkimin e tij po e kërkojnë edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Protesta për të kërkuar shkarkimin e Muratit, do të mbahet më 6 korrik në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Sipas PSD-së, kjo protestë do të organizohet në ora 19:00.
Raporti i gazetares Fetije Kamberi.