TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta për katërshën e UÇK-së, Rama: Nuk mundet një vlerë kombëtare të kriminalizohet për asnjë arsye

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Protesta për katërshën e UÇK-së, Rama: Nuk mundet një vlerë kombëtare të kriminalizohet për asnjë arsye

Në marshin protestues, të organizuar nga studentët, në kundërshtim të dënimit të ish-krerëve në Hagë mori pjesë edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlerë kombëtare dhe se ajo nuk mund të kriminalizohet.

Ai tha se katërshja e UÇK-së është akuzuar në mënyrë joproporcionale, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte përgjigje ndaj spastrimit etnik dhe shtypjes gjatë luftës.

“Në mënyrë disproportionate janë akuzu krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime, duke anashkalu faktin se UÇK-ja është përgjigja e gjithë popullit tonë ndaj spastrimit etnik, shtypjes e përdhunimkt që ka ndodh gjatë luftës. Nuk mundet një vlerë kombëtare të kriminalizohet nga asnjë arsye. Për këtë arsye sheshet e kryeqytetit janë gjithmonë të hapura dhe në përkrahje të çdo proteste që mbron vlera kombëtare”, tha Rama.

Ai bëri thirrje që institucionet dhe partitë politike ta tejkalojnë dimensionin partiak dhe të krijojnë unitet kombëtar.

“Bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive të mësohet të jetë kjo përtej partive. Kjo pozitë tash ku jemi duhet të shfrytëzohet për një unitet kombëtar, duhet të jemi një, bashkë, sepse po cenohet vetë procesi mbi të cilin ne sot jemi të pavarur”, shtoi Rama.

I pari i kryeqytetit foli edhe për sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, duke përmendur të rënët, heronjtë dhe dëshmorët.

“Çlirimtarët që une sot të gjithë këto sheshe i kisha thirrë sheshet e çlirimtarëve, e kanë ndërru edhe jetën e tyre, shumë prej tyre kanë vdek e janë heronj, shumë prej tyre dëshmorë për të mbrojtuar familjen e vet, shtetin e vet dhe të ardhmen tonë”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Rama tha se ky është momenti për bashkim kombëtar dhe bëri thirrje që të gjithë të jenë bashkë në mbrojtje të vlerave kombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në Serbi, disa qytetarë serbë nga Zubin Potoku nisen për të votuar përtej kufirit

Zgjedhjet në Serbi, disa qytetarë serbë nga Zubin Potoku nisen për të votuar përtej kufirit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Zgjedhjet në Serbi, mobilizohen shqiptarët, thirrje për votimin e listës me numrin 17

Zgjedhjet në Serbi, mobilizohen shqiptarët, thirrje për votimin e listës me numrin 17

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

Zgjedhjet në Serbi, disa qytetarë serbë nga Zubin Potoku nisen për të votuar përtej kufirit

Zgjedhjet në Serbi, disa qytetarë serbë nga Zubin Potoku nisen për të votuar përtej kufirit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Zgjedhjet në Serbi, mobilizohen shqiptarët, thirrje për votimin e listës me numrin 17

Zgjedhjet në Serbi, mobilizohen shqiptarët, thirrje për votimin e listës me numrin 17

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën