TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protesta në Gjermani kundër rregullave të reja të emigrimit

by teve1
12 muaj ago
10
A A
Protesta në Gjermani kundër rregullave të reja të emigrimit

Protesta u mbajtën në të gjithë Gjermaninë, të dielën për një mocion jodetyrues të propozuar në parlament që bën thirrje që vendi të kthejë më shumë emigrantë në kufijtë e tij, e i cili u miratua nga partitë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), Bashkimi Kristian Social (CSU) dhe i mbështetur nga partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Rreth 200,000 njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ndërsa 15,000 protestuan në qytetin e Saarbrucken dhe 14,000 në Kiel kundër CDU/CSU.

Protestuesit në Berlin u mblodhën te Porta e Brandenburgut dhe marshuan drejt selisë së CDU për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bashkëpunimit me partinë AfD, raporton AA.

Duke mbajtur mbishkrime dhe pankarta, pjesëmarrësit në demonstratën, e cila u organizua nën sloganin “Kryengritja e njerëzve të mirë – Ne jemi muri i sigurisë”, shprehën mosmiratimin e tyre.

Disa nga pankartat i referoheshin epokës nacionalsocialiste me sloganin “5 deri në 1933” të shkruar mbi to, me gjasë duke iu referuar periudhës së rritjes së Partisë Naziste dhe konsolidimit të pushtetit në Gjermani që çoi në emërimin e Adolf Hitlerit si kancelar në 1933.

Michel Friedman, i cili dha dorëheqjen nga CDU për shkak të bashkëpunimit të saj me AfD, kritikoi qëndrimin e partisë gjatë fjalimit të tij në protestë.

Ai iu referua AfD si “partia e urrejtjes, një parti që nuk qëndron në terrenin e demokracisë”.

Ai theksoi se asnjëherë nuk duhet bashkuar forcat me ata që shkelin dinjitetin njerëzor.

Propozimi për shtrëngimin e ligjeve të migracionit, i paraqitur nga CDU/CSU në parlament më 29 janar, u miratua me mbështetjen e AfD.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

“Jo në emrin tim” – Në Shqipëri protestohet në mbështetje të Palestinës e kundër vizitës së Ramës në Izrael

“Jo në emrin tim” – Në Shqipëri protestohet në mbështetje të Palestinës e kundër vizitës së Ramës në Izrael

Kryqi i Kuq apelon për përmirësimin urgjent të kushteve të mjerueshme humanitare në Gaza

Kryqi i Kuq apelon për përmirësimin urgjent të kushteve të mjerueshme humanitare në Gaza

Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë kundër ngritjes së çmimit të energjisë

Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë kundër ngritjes së çmimit të energjisë

Lista Serbe ankimon zgjedhjen e Nenad Rashiq në Kushtetuese

Lista Serbe kundërshton vendimin e KQZ-së për mosshpalljen e rezultateve përfundimtare, paralajmëron ankesë

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Nis votimi i fshehtë për fatin e Abdixhikut

Nis votimi i fshehtë për fatin e Abdixhikut

Të shtëna armësh gjatë përleshjes në “Kodrën e Trimave”, tre të lënduar

Kuvendi i LDK-së me dyer të mbyllura vazhdon debatin para votimit për dorëheqjen e Abdixhikut

Kuvendi i LDK-së me dyer të mbyllura vazhdon debatin para votimit për dorëheqjen e Abdixhikut

Kurti: Sakrifica e Zahir Pajazitit i dha hov luftës çlirimtare

Kurti: Sakrifica e Zahir Pajazitit i dha hov luftës çlirimtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën