TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protesta masive në Serbi për litiumin, aktivistët dhe ambientalistët kundërshtojnë marrëveshjen

Shumë qytetarë serbë po e kundërshtojnë marrëveshjen për litiumin dhe lëndët e para mes Serbisë dhe BE-së. Aktivistët dhe ambientalistët shprehen të bindur se ky projekt do ta shkatërroj mjedisin në Serbi. Ndërkaq sipas njohësve të rrethanave politike nëse realizohet ky projekt Serbia do të faktorizohet në Evropë.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Protesta masive në Serbi për litiumin, aktivistët dhe ambientalistët kundërshtojnë marrëveshjen

Në Beograd më mijëra qytetarë serbë po e kundërshtojnë marrëveshjen e fundit që Serbia e nënshkroi me Bashkimin Evropian për gërmimin e litiumit. Aktivistët e shoqërisë civile si dhe ambientalistët e vlerësojnë këtë marrëveshje si shumë të dëmshme për mjedisin në Serbi.

Madje, kjo çështje sipas Arkivit të Tubimeve Publike në Serbi është një motiv më i fortë për të dalë në rrugë sesa vjedhjet zgjedhore, dhuna dhe temat e presidentit për Kosovën.

Kundërshtimin për litiumin ashpër e shprehën edhe qytetarët serbë në rrugët e Beogradit.

“Unë jam këtu për të ofruar mbështetje, për ajër të pastër, ujë të pastër, për Serbinë tonë dhe kundër litiumit, natyrisht”, tha qytetarja, Milena.

“Unë jam këtu për shkak të fëmijëve të mi, nipërve të mi. Kam dy prej tyre. Duhet të kemi ujë, ajër dhe ushqim. Ne jemi një vend fermerësh”, theksoi qytetarja, Tanja Popovic.

Në anën tjetër Bashkimi Evropian ka për synim ta zvogëlojë varësinë e Evropës nga Kina për të siguruar lëndët e para andaj po e sheh Serbinë si alternativë.

Ndërkaq profesori universitar, Abit Hoxha, vlerëson se Serbia do të ketë përfitime të jashtëzakonshme nga kjo marrëveshje për litiumin.

“Pasi që litiumi është paraja e re e shkëmbimit, Serbia ka pasur fatin që të gjej rezerva të litiumit në zonën afër kufirit më Bosnjën. Ky është një avantazh shumë i madh i Serbisë në raport me BE-në dhe gjithashtu kjo do ta ndryshojë gjeopolitikën e BE-së karshi Serbisë”, tha profesori, Abit Hoxha.

Hoxha, thotë se Perëndimi i harron vlerat liberale kur në pyetje janë interesat ekonomike andaj sipas tij nuk është befasi marrëveshja me Serbinë e cila udhëhiqet nga një qeveri autoritare.

“Shpeshherë interesat ekonomike i diktojnë interesat politike edhe në këtë rast BE-ja është shumë mbrapa në investime në raport me Kinën, Indinë dhe vendet e tjera të BRIK-ut. Tani Serbia del të jetë karta e fundit e lojës së tyre për sa i përket litiumit. Bashkimi Evropian në një far forme nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta bëj këtë marrëveshje”, deklaroi Hoxha.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se asnjë gërmim nuk do të fillojë para vitit 2028 dhe se qeveria do të kërkojë garanci të forta mjedisore përpara se të lejojë gërmimin.

Në anën tjetër kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se ndër arsyet e tjera për të mbështetur projektin është se ai do të krijojë vende të reja pune në Serbi dhe do të ndihmojë Evropën të përmbushë qëllimet e saj klimatike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq thotë se nuk flet as me ShBA-në për njohjen e Kosovës

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

Sadiku: LDK do të propozonte emër për president nëse ka marrëveshje

Sadiku: LDK do të propozonte emër për president nëse ka marrëveshje

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje fizike në Prishtinë, një person i lënduar

Peja bën edhe një përforcim tjetër

“InfoNata” 26.02.2026

“InfoNata” 26.02.2026

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje fizike në Prishtinë, një person i lënduar

Bërxulli: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje për presidentin, Kurti bëhet i mirë për të arritur qëllimet

Bërxulli: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje për presidentin, Kurti bëhet i mirë për të arritur qëllimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën