Nesër duke filluar nga ora 18:00 në sheshin e Prishtinës do të mbahet një protestë për të kundërshtuar vrasjet e grave në Kosovë.
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës tha se është tejet e rëndësishme që kjo protestë të ketë mbështetje nga populli për luftimin e padrejtësive me baza gjinore.
“Për të qenë korrekt dua të them se Rrjeti nuk shtë organizator i kësaj proteste. Protestën e organizojnë aktiviste dhe aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes Feministe në Kosovë. Ne ju kemi bashku kësaj proteste, me aq sa kemi njohuri është një protestë nuk do të ketë marsh. Është tejet e rëndësishme të jemi të gjithë ne aty, prandaj edhe besoj aktivistet kanë vendosë që këtë protestë ta quajnë protestë gjithpopullore pasi që e kërkojnë mbështetjen e gjithë popullit në luftimin e padrejtësive gjinore dhe dhunës me baza gjinore”, tha Berisha në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Derisa sipas saj, është totalisht e pakuptueshme që edhe në shekullin 21, në vitin 2023, gratë të mos ndihen të sigurta”.
Ndryshe, sot është bërë rivarrimi i Liridona Ademaj në fshatin e saj, Rracaj të Gjakovës.
Ademaj u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Deri tani janë tre persona të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli./teve1.info./