TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Hasanaj: Do të jetë më masive se e para

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Hasanaj: Do të jetë më masive se e para

Të premten do të protestohet sërish kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 12:00.

Lidhur me këtë protestë Luan Hasanaj nga Iniciativa “Asnjë cent më shumë” në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 është shprehur se presin që të jetë edhe më masive se ajo e herës së kaluar.

Hasanaj ka thënë se kjo do të ndodhë për shkak se sipas tij pas asaj proteste nuk është parë ndonjë reflektim as nga ana e ZRRE-së e as nga ana e institucioneve tjera përgjegjëse për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

“Sigurisht që protesta do të jetë më masive se herën e kaluar, do të ketë më shumë qytetarë që do të marrin pjesë sepse fatkeqësisht edhe pas protestës së shtunës së kaluar ne nuk kemi parë ndonjë reflektim nga ana e ZRRE-së, as nga ana e institucioneve tjera përgjegjëse të cilat e kanë për detyrë ta mbrojnë interesin e qytetarit, andaj kjo vetëm sa e ka rritur pakënaqësinë e qytetarit dhe atyre që do të marrin pjesë në protestë nesër”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se do të ishte lajmi më i mirë për qytetarët e Kosovës nëse ZRRE-ja të premten nuk e merr vendimin për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind.

“Kjo do të ishte lajmi më i mirë për qytetarët e Kosovës sepse një vendim i tillë në këtë kohë është i pakuptueshëm dhe do të jetë i papërballueshëm për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve. ZRRE-ja do të bënte shumë mirë që të paktën për këtë kohë do e merrte këtë vendim mirëpo mbetet në përgjegjësinë e saj nëse dëshiron t’i dëgjoj qytetarët dhe ta mbroj interesin e tyre or të cilin në fakt edhe është aty”, ka shtuar ai.

Ndryshe, të shtunën e kaluar më 5 prill është protestuar në Prishtinë, ku u kërkua që të mos merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Kjo ishte protesta e parë që u thirr nga iniciativa “Asnjë cent më shumë”.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se të premten me fillim prej orës 10:00 Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë seancën e tretë sivjet në të cilën pritet të vendoset për propozimin për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën