TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Protesta e punëtorëve të KEK-ut: Kërkohet rritje e pagave dhe përmirësim i kushteve të punës

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Protesta e punëtorëve të KEK-ut: Kërkohet rritje e pagave dhe përmirësim i kushteve të punës

Punëtorët e KEK-ut organizuan sot një protestë paqësore në Prishtinë, duke kërkuar rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata kritikuan menaxhmentin për deklaratat se pagat janë më të lartat në Kosovë, duke theksuar se paga bazë është rreth 750 euro dhe kërkuan një rritje në 1,100 euro.

Punëtorët kërkuan trajtim të drejtë për përgjegjësitë dhe rrezikun që bartin në punë. Ata theksuan se pagat e menaxhmentit janë shumë më të larta, ndërsa punëtorët përballen me kushte të vështira. Protestuesit paralajmëruan se nëse kërkesat nuk plotësohen, mund të kalojnë në grevë, duke e konsideruar këtë si një hap ekstrem për të arritur fitore për klasën punëtore.

Protestuesit kërkuan që pagat të rriten në 1,000 euro, duke theksuar se trajtimi aktual është i padrejtë dhe se nuk mund të vazhdojnë të trajtohen si skllavë.

Nexhat Llumnica kryetar i sindikatës së re të KEKU-t kritikoi drejtorin e KEK-ut për deklaratën që pagat janë më të lartat në Kosovë. Ai theksoi se paga bazë është rreth 750 euro, dhe kërkoi rritje në 1,100 euro për punëtorët.

Llumnica paralajmëroi se, nëse kërkesat nuk plotësohen sindikata do të kalojë në grevë, pas një periudhe të konsultimeve ligjore.

“Të nderuar punëmarrës kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës jo vetëm që nuk është i interesuar t’i zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, por po na thotë që i keni pagat më të larta në Kosovë, sigurisht se ai po mendon që shërbyesit civil sikur ndërmarrjet publike e as më largët Korporatën Energjetike të Kosovës që sot vdesin 1% e stafit. Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës na tha që i keni mbi 1 mijë e 200 e diçka euro, ne Sindikata e re e Energjetikës së Kosovës e dimë që paga bazë është rreth 750 euro. Kam thënë që e kam një surprizë e ajo surprizë është mos t’ia shkelim fjalën kryeshefit pra ne nga këtu kërkojmë 1 mijë e 100 euro pagë mesatare, për të mbetur kjo pagë mesatare 1 mijë e 100 euro duhet të shtohen edhe 350 euro për secilin punëtor në bazë të pagës mesatare. Prandaj nga këtu kjo kërkesë do të jetë legjitime dhe nuk do të anashkalojmë asnjëherë deri në grevë ne do të kalojmë nëpër procedurat ligjore ashtu siç i kemi bë me shoqatën sindikale të KOSTT-it të cilët pas 3 muajsh kanë arritur të rritin pagën 150 euro… Do të bëjmë protestë do të dërgojmë letrën në ndërmjetësim ligjor për të shterruar mundësinë e fundit dhe për të vazhduar me grevë sepse rrugë tjetër nuk ka”, tha ai.

Xhelal Jashari kryetar i Shoqatës së Qymyrit kritikoi pagat e ulëta për punëtorët, duke krahasuar ato me pagat e menaxhmentit, që janë mbi 4000 euro. Ai kërkoi rritje të pagës minimale në 1000 euro dhe paralajmëroi se greva do të sjellë shkarkime, por edhe fitore për punëtorët. Ai theksoi se trajtimi aktual është i turpshëm dhe punëtorët nuk mund të konsiderohen më si skllavë.

“Kjo padrejtësi bëhet nga këta njerëz të cilët i kanë pagat e tyre përmbi 4000 euro kurse punëtori as 400 euro. Nëse menaxhmenti mendon se i kanë të larta nuk i kanë edhe punëtorët këta punëtorë duhet ta kenë pagën minimale 1000 euro… U bëjmë apel të reflektojnë që këtyre punëtoreve të mrekullueshëm që i dhanë dritë Kosovës t’ua rrisin pagat. Pagat janë të padinjitetshme, pagat janë të ulëta, pagat e larta i ka vetëm menaxhmenti…Kur të hymë në grevë nuk do të ketë kthim mbrapa do të ketë shkarkime dhe do të ketë fitore për klasën punëtore… Neve na llogarisin skllavë këta, është e turpshme është marre”, u shpreh ai.

Gjatë kësaj proteste kryetari i sindikatës Nexhat Llumnica i pyeti shumicën e punëtoreve se sa e kanë rrogën aktualisht teksa ata u përgjigjën që paga e tyre është nën 800 euro.

Punëtori i KEK-ut, Arif Midolli paralajmëroi se nëse kërkesat nuk plotësohen, mund të arrijnë deri në grevë, duke theksuar se greva nuk është e favorshme për askënd, përfshirë punëtorët, pasi ndihen të pambrojtur nga menaxhmenti dhe nuk kanë mbështetje nga populli.

“Kërkojmë rritjen e pagave dhe atë që e kërkoj sindikata ligjërisht mos të na shtyejnë me shku deri tek greva, sepse nuk është favor as për këta të grevave të jenë të vetëdijshëm se çka janë dukë bërë stafi menaxhues, për ne nuk kemi mbrojtje në popull nuk kemi asgjë”, tha ai.

Protesta e punëtorëve të KEK-ut kërkon rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëroi grevë nëse kërkesat nuk plotësohen, duke kritikuar menaxhmentin për pagat e ulëta dhe kushte të padrejta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën