TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta e mbrëmshme/Të lënduar protestues e policë-IPK heton pretendimet për tejkalim të autorizimeve

Protesta e së hënës në Prishtinë la pas dhjetëra persona të lënduar, mes tyre protestues e zyrtarë policorë. Për përdorimin e forcës nga policia, tashmë kanë nisur hetim Inspektorati Policor i Kosovës.

by Arlind Beqiraj
44 minuta ago
0
A A
Policia: Dy nga tre protestuesit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, 20 policë janë lënduar

Shenjat nga goditjet e policisë, Ali Mejzinolli ende i ka në pjesë të ndryshme të trupit.

Invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se ende ndjen dhimbje në kokë dhe në dorë, pas protestës së hënës.

Mejzinolli tregon se si u ushtrua dhunë fizike ndaj tij.

“Ka ardh një policë më ka kapë për krahu, kam menduar që po më qetë në pjesën tjetër, por përkundrazi më ka kthyer nga vetja ose prej një tjetri, por e di që më ka mëshuar në gjoks më është ndal fryma, përveç kësaj më kanë gjuajtur në asfalt, kam ra me kokë e me shpinë. Kur jam përplas në tokë, koka mu kish qa”, thotë Ali Mejzinolli- invalid i UÇK-së.

Ai shprehet se nuk e kishte menduar që një sjellje e tillë mund të vinte nga Policia e Kosovës.

“E kam përjetuar edhe në kohën e ish-Jugosllavisë në demonstrata, jam rrah disa herë, por kjo ka qenë më e dhimbshmja. Kisha marrë plagë në luftë për me pas institucione se jam edhe invalid i luftës, por jo për kësi institucione”, thotë Mejzinolli.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve, Policia e Kosovës përdori sprej dhe gaz lotsjellës.

Për pasojë, disa protestues kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

“Nga 30 pacientë sa ka qenë numri i tyre 23 pacienta kanë qenë me lëndime ose lotim të syve për shkak të gazit lotsjellës të cilët janë trajtuar aty për aty. Gjithashtu e kemi pas edhe një lëndim në kokë i cili është referuar për në Klinikën Emergjente dhe kemi pasur disa djegie të lehta në pjesë të ndryshme të trupit”, tregoi Valdet Hashi drejtor i QKMF-së në Prishtinë.

Në QKMF thonë se kanë punuar me staf të zgjeruar dhe se kanë pasur materialin e nevojshëm shpenzues.

“Për çdo rast do të jemi vigjilent që të mbajmë numrin e mjekëve dhe infermierëve të mjaftueshëm me qëllim që situatën ta kemi nën kontroll”, tha Hashani.

Por, përveç protestuesve, lëndime gjatë protestës kanë pësuar edhe policë.

“Si pasojë e zhvillimeve dhe sulmeve me mjete të ndryshme, njëzet zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe dymbëdhjetë (12) qytetarë/protestues dhe një (1) gazetar”, thuhet nga Policia e Kosovës

Përdorimi i forcës nga zyrtarët policorë tashmë do të hetohet edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“IPK ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës. IPK do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të mandatit ligjor për të sqaruar rrethanat dhe bazuar në gjetjet e hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren”, thuhet nga IPK.

Gjatë protestës janë arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në ora 19:45, Kurti mban konferencë për media

Në ora 19:45, Kurti mban konferencë për media

Live – Nis seanca e Kuvendit

LVV planifikon mbajtjen e seancës për presidentin pa marrëveshje politike

Rexhepi pas incidentit me protestuesit: Kërkimfalja nuk e mbyll rastin, do ta procedoj në organet kompetente

Një muaj paraburgim për dy protestuesit që kapën deputetin e VV-së, Fahrush Rexhepi

Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin për sigurinë në Kosovë

Sveçla takon kreun e KFOR-it, vlerëson bashkëpunimin për sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën