TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar si zgjidhje për të dalë nga kriza politike në vend. Por, njohësit vlerësojnë se propozimi është i qëlluar por vështirë i realizueshëm.

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
1 0
A A

Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbrojti përmes një plani 15 pikësh.

Abdixhiku tha se Qeveria e Unitetit Kombëtar do të ishte zgjidhja më e mirë për 10 muaj qeverisje nga të gjitha partitë politike.

Megjithatë, profesori universitar, Avdi Smajljaj vlerëson se përmbajtja e planit të LDK-së nuk do të jetë e pranueshme nga subjektet tjera.

“Edhe për vetë faktin që partitë nuk po mund të merren vesh për një pikë shumë të thjeshtë teknike siç është çështja e kryeparlamentarit e si mund të mirren me çështje që kërkojnë angazhim gjithëkombëtar do të thoja në afatgjatë, afatmesëm, afatshkurt, kërkojnë një integrim të gjerë të grupeve të interesit, të shoqërisë civile, të palëve të interesuara për të filluar hartimin e një strategjie të atyre pikave”, thotë Smajljaj.

Sipas tij, fushat e përmendura në programin e Abdixhikut kërkojnë trajtim të menjëhershëm nga institucionet.

“Ky trajtim fillimisht kërkon konsensusin e partive politike i cili është i paarritshëm, me këto parti politike në këtë gjendje që janë në këtë nivel polarizimi është consensus i paarritshëm. Pastaj koha përmes së cilës mund të realizohen këto është pothuajse e pa mundur në njëfarë mënyre. Dhe kjo është më shumë njëfar përpjekje në një lloj mënyre për ta menaxhuar kohën deri në zgjedhjet e ardhshme, nëse duhet shkuar në zgjedhje të parakohsme pas 10 muajsh atëherë le të shkojnë tani”, shprehet  Smajljaj.

Ndërsa njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu e mirëpriti këtë propozim duke shtuar se nuk parashihet asnjë pengesë në realizimin e saj.

“Kushtetuta e parasheh si duhet, tanimë ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme, në një krizë të thellë. Thjeshtë marrëveshjet politike bëjnë ujdinë dhe godinën e ndërtojnë, pra marrëveshjen dhe kjo nuk është kundërkushtetuese dhe nuk është kundërligjore përkundrazi është vullnet politik dhe këtë mund ta bëjnë edhe përmes Kuvendit më së miri dhe natyrisht që në Kuvend miratohet në radhë të parë zgjedhet kryetari, nënkryetari, konstituohet Kuvendi dhe mandej Qeveria me marrëveshje”, thotë Baraliu.

Nga 15 prilli, partitë nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, si hap i parë për formimin e institucioneve të reja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Pashë tmerr me sy”- rrëfim se si ndodhi helmimi i nxënësve në Podujevë në vitin 1990

“Pashë tmerr me sy”- rrëfim se si ndodhi helmimi i nxënësve në Podujevë në vitin 1990

Skandali i ekspozitës për masakrat, protestë të hënën-organizatorët kërkojnë falje

Tronditen dokumentuesit -ekspozita që “masakroi” masakrat

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Aksident në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Gjatë javës së ardhshme do të ketë ngritje të temperaturave

Moti gjatë javës së ardhshme vlerësohet i favorshëm për bimët dhe tokën

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Shembja e dheut në Veternik lë pa energji elektrike një pjesë në kryeqytet

Shembja e dheut në Veternik lë pa energji elektrike një pjesë në kryeqytet

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Drejtësia për masakrën e Belegun mungon, pavarësisht identifikimit të përgjegjësve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën