TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Pronarët e pyjeve ankohen se s’po u lejohet t’i përdorin drurët e tyre në Rugovë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Dita Ndërkombëtare e Maleve

Pronarët e pronave pyjore në Rugovë këtë vit nuk kanë mundur të shfrytëzojnë drunjtë e tyre. Ata në mungesë të shërbimit nga Agjencia Pyjore në Pejë janë detyruar t’i blejnë drurët. Në Agjencinë Pyjore në Pejë thonë se shërbimi i drurëve nuk është ndaluar dhe se nga java e ardhshme qytetarët do të mund të furnizohen me dru.

Flamur Rexhbogaj, përfaqësues i banorëve të kësaj pjese, thotë se ndërprerja e shërbimit për drurët ka filluar qe nga dhjetori i vitit të kaluar. Ai tregon se policia nuk po i lejon qytetarët të dalin të presin drurë në pronat e tyre private.

“Ndërprerja ka filluar qe nga viti i kaluar. Është ndërprerë në fund të dhjetorit dhe nuk ka filluar. Kemi pritur të nisë këtë vit, por prapë nuk është lejuar të barten. Iu kam drejtuar Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe ata më kanë thënë që nuk është kompetencë e tyre, ndërsa Zyra e parkut kanë thënë që nuk është në dorën tonë. Banorët më kërkojnë vazhdimisht. Çdo ditë më thërrasin, por akoma nuk ka asnjë përgjigje as nga agjencioni pyjor në Pejë. Banorët kanë mbetur në mëshirën e Zotit. Shfrytëzimi i pronave private të tyre nuk lejohet, sepse të gjitha pyjet janë prona private të tyre, nuk përjashtohet që është edhe ndonjë pronë shtetërore, por drurët që i kanë prerë, i kanë bërë gati në pronën e tyre private, por që nuk lejohet bartja e tyre dhe policia ka dalë në rrugë. Pronat private, ndalohet shfrytëzimi i tyre sado që me fletë poseduese e ka secili pronën dhe ky ndalim i resurseve pyjore në Rugovë është që nga viti 2013, mirëpo herë pas herë lejonin të paktën drurët t’i bartin për stinën e dimrit, por këtë vit është bllokuar”, tha Rexhbogaj.

Rexhbogaj tha se çështja ka shkuar deri te Zyra e Kryeministrit, por askush nuk po merr përgjegjësi për këtë situatë. Ai tha se qytetarët e Pejës janë dëmtuar ekonomikisht sepse janë detyruar të blejë drurët.

“Arsye nuk ka, por unë kam kërkuar arsyetim nga agjencia pyjore e parkut, por ata thonë që iu janë drejtuar Zyrës së Kryeministrit. Ata i hedhin fajin njëri- tjetrit dhe anasjelltas, kështu që asnjë nuk ndërmerr masa për lëshimin dhe bartjen e drurëve. Arsyeja ka mbetur jetime. I ka dëmtuar qytetarët, ata po detyrohen të blejnë drurë”, tha Rexhbogaj.

Pronari i një pjese të pyjeve në Rugovë, Agron Nikqi ankohet se nuk mund të përdorë drurët në pronën e tij private. Ai thotë se Rugova është pasuri ekzistenciale për banorët dhe askush nuk mundet t’i ndalojë.

“Ne si trevë e Rugovës kemi një sipërfaqe pak më shumë sa gjysma e Pejës dhe në këtë sipërfaqe 32% është pronë private e trashëguar brez pas brezi. Ne këtë pronë private e kemi shfrytëzuar për nevoja familjare për ekzistencë, shkollim dhe ngritje standardi. Meqenëse tash pushteti na ka bërë një hile të pafalshme sepse për ne pyjet janë një pasuri ekzistenciale, pa shfrytëzimin e pyjeve ekonomikisht nuk mund të qëndrojmë si familje tani në Rugovë. Për momentin, këtë vit është bërë një shkelje shumë e madhe, sepse mbi 450 familjarëve, të cilët kanë aplikuar për shfrytëzimin e pyjeve, nuk ua kanë kthyer përgjigje pse mungojnë shërbimet e drurëve. Jemi në muajin e nëntorit dhe banorët e Rugovës nuk kanë mundësi t’i dërgojnë drurët e përgatitur te shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë shërbim. 05:04 Dëmet janë marramendëse, të shumëfishta. Së pari, dëmtohet mali. Është humbje ekonomike. Secila familje duhet prej 500 euro deri 1000 euro të blejë drurë”, tha Nikqi.

Drejtori i Agjencisë Pyjore në Pejë, Fatmir Morina thotë se ligji për pyjet e Rugovës ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Ai thotë se nga java e ardhshme do të zhvillohet transporti dhe se do të furnizohen qytetarët me drurët e pronave të tyre private.

“Ligji i pyjeve që ka kaluar në Parlamentin e Kosovës, merr kompetenca të reja në territorin e Parkut Kombëtar dhe si rezultat i kësaj çështje, pra është vonuar si proces. Jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe besoj se javën tjetër do të zhvillohet transporti dhe furnizimi i qytetarëve me drurë zjarri. Ata kanë pritur më herët që t’iu lejohet. Nuk ka asgjë përfundimtare se nuk do t’iu lejohet, vetëm është shtyrë afati… Besojmë se javën tjetër do t’iu lëshohet. Tash pritet t’iu lëshohen drurët”, tha Morina. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhaj: Kuvendi nuk u konstitua, por rruga për marrëveshje me Limajn s’është mbyllur

Rexhaj: Kuvendi nuk u konstitua, por rruga për marrëveshje me Limajn s’është mbyllur

VV i prerë ndaj Nismës – Rexhaj: Nuk bëhet shteti me pazare për poste

VV i prerë ndaj Nismës – Rexhaj: Nuk bëhet shteti me pazare për poste

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Rexhaj: Kuvendi nuk u konstitua, por rruga për marrëveshje me Limajn s’është mbyllur

Rexhaj: Kuvendi nuk u konstitua, por rruga për marrëveshje me Limajn s’është mbyllur

VV i prerë ndaj Nismës – Rexhaj: Nuk bëhet shteti me pazare për poste

VV i prerë ndaj Nismës – Rexhaj: Nuk bëhet shteti me pazare për poste

“Info Nata”- 28.07.2025

“Info Nata”- 28.07.2025

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Kjo është pika kufitare me e ngarkuar për të hyrë dhe dalë nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X