TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Promovohen katër libra për fëmijë për ambientin, Szunyog: Tregimet e Arbenit janë sikur hartat që të dërgojnë tek një thesar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Promovohen katër libra për fëmijë për ambientin, Szunyog: Tregimet e Arbenit janë sikur hartat që të dërgojnë tek një thesar

Mbrojtësit e Planetit janë katër librat me ilustrime për fëmijët, që janë publikuar me Arben Kllokoqin, ekspert i fushës së energjisë dhe autor.

Në këta libra, elemente të njohura për fëmijë si toka, shishja, kënaçja ajri, e kafshët të ndryshme vijnë si personazhe interesante dhe u tregtojnë fëmijëve për ambientin dhe mbrojtjen e tij.

Me këtë rast ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se fëmijët duhet të njoftohen se si të jenë miq me tokën.

“Tregimet e ilustruara nuk janë thjesht argëtuese për t’u lexuar, ato na tregojnë se secili prej nesh mund të jetë një super hero për tokën. Duhet të kuptojmë se planeti ka nevojë për ndihmën tonë dhe ne mund të bëjmë një ndryshim të madh duke qenë miq të mirë të natyrës sonë. Ne, mbrojtësit e planetit, do të takojmë personazhe që na mësojnë se si të jemi miq të mrekullueshëm për mjedisin, ata do të na tregojnë se sa gjëra të thjeshta, si mbledhja e mbeturinave, ose përdorimi i më pak qeseve plastike mund të kenë një ndikim të madh. Është si të jesh pjesë e ekipit për të mbajtur planetin tonë të lumtur dhe të shëndetshëm. Tregimet e Arbenit janë si harta që çojnë tek një thesar, që na udhëzojnë drejt një të ardhmeje ku të gjithë punojnë së bashku për t’u kujdesur për tokën. Pra, le të zhytemi në këto libra me mendje kureshtare dhe zemër të hapur. Le të bëhemi gati për aventurën, që nuk ka të bëjë vetëm me leximin, por edhe si të jemi me të vërtetë mbrojtës të planetit”, tha Szunyog.

Ndërsa autori i këtij libri për fëmijë Arben Kllokoqi u përshkroi fëmijëve se si mbeturinat nuk janë vetëm të dëmshme për ambientin, por edhe për njeriun.

Ai tha se është e nevojshme përgjegjësia për mbrojtje të ambientit.

“Ajo që duhet të jetë për herë me ju, është përgjegjësia apo detyrat që i keni në mbrojtje të ambientit ku jetoni. Kjo ka të bëjë me mos hedhjen e mbeturinave, ndarjen dhe riciklimin e tyre. Po ashtu ka të bëjë me fikjen e dritës në shtëpi, kur nuk është duke u shfrytëzuar në dhomë. Pra, me gjëra të vogla, nëse i bëni të gjithë ju kanë impakt të madh”, thotë Kllokoqi.

Pas leximit të librit, në fund autori filloi të pyet nxënësit për ndryshimet klimatike dhe se si i kanë memorizuar karakteret dhe ka bërë një eksperiment për rëndësinë e mjedisit. Ky aktivitet është pjesë e fushatës Për Energji të Mirë/Për Ambient të Mirë të cilën zyra e Bashkimit në Evropian në Kosovë e implementon për promovimin e një të ardhme të gjelbër./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e dënuar nga Kosova, pritet ekstradimi i tij

VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

​Deputeti i LVV-së: Osmani në sinkron me opozitën, duket se ka një skenar

Shefi i OSBE-së mirëpret dakordimin për Ligjin për të Huajt, e vlerëson hap të rëndësishëm

Shefi i OSBE-së mirëpret dakordimin për Ligjin për të Huajt, e vlerëson hap të rëndësishëm

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun Kosovë – Serbi, takim i nivelit të lartë së shpejti

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun Kosovë – Serbi, takim i nivelit të lartë së shpejti

Kontroll i çmimeve të derivateve nga inspektorët në terren

Kontroll i çmimeve të derivateve nga inspektorët në terren

Sa pompa duhet të jeni në gjendje të bëni – sipas moshës

Sa pompa duhet të jeni në gjendje të bëni – sipas moshës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën