TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Promovohen dhjetë libra të ekonomisë dhe një monografi nga autori Muhamet Sadiku

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Promovohen dhjetë libra të ekonomisë dhe një monografi nga autori Muhamet Sadiku

Sot është bërë promovimi i dhjetë librave të ekonomisë dhe i Monografisë “Komunikimi dhe bashkëpunimi Kroaci – Kosovë”, të autorit Muhamet Sadiku.

Librat e autorit ofrojnë analiza të thella por edhe sugjerime të argumentuara për ndryshime ekonomike. Autori po ashtu kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar dhe integrimeve rajonale që duhet të ndjekin vendet e vogla. Ai eksploron se si krijimi i aleancave strategjike dhe pjesëmarrja në marrëveshjet tregtare rajonale mund të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike dhe konkurrencën.

Profesori i ekonomisë, Halim Gjergjizi ka dhënë një vështrim për librin “Ekonomia dhe shtetet e vogla”. Sipas tij, ky është ndër librat më të kompletuar që ka ofruar autori lexueseve rreth mendimit modern dhe makro-ekonomik.

Në këtë libër, autori në epiqendër të analizës i ka nxitësit kryesor të zhvillimit ekonomik në vendet e vogla.

“Libri është një studim thelbësor për lexuesit e interesuar për të kuptuar realitetin ekonomik të shteteve të vogla”, tha Gjergjizi.

Ndërsa, profesoresha e ekonomisë, Shpresa Shehu-Kursani, ka treguar më shumë për përmbajtjen e librit “Migrimi dhe mobiliteti i tregut të punës”.

Kursani ka theksuar se në këtë libër, autori përveç përkufizimeve nga aspekti social dhe ekonomik dhe nivelit zhvillimor, trajton edhe aspektet gjeografike.

“Mobiliteti i punës në kushtet dhe trendët e reja zhvillimore, si në shkencë, ashtu edhe në teknologji, po merr sot një dimension të ri. Autori adreson në shumë aspekte dhe në mënyrë shumë komplekse fenomenin e migrimit”, tha Shehu-Kursani.

Ndërsa, autori i librave, Muhamet Sadiku derisa ka treguar disa detaje për përmbajtjen e librave, bëri thirrje gjithë atyre që sjellin vendime afatgjate ekonomike të shfrytëzojnë ekspertizën që ka Kosova.

“Gjatë shkrimit të këtyre librave kam shfrytëzuar 1900 njësi bibletokare, 1900 tekste, 99 për qind në gjuhen angleze. Librat janë kryesisht parafrazim i literaturave që ka të bëjë me gjuhën angleze e cila mbështet nga zhvillimi i mendimit ekonomik”, tha Sadiku.

Në promovimin e 10-të librave, mori pjesë edhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danjela Barisiç.

10-të librat që u promovuan sot nga autori Muhamet Sadiku janë “Rritja ekonomike dhe zhvillimi”, “Ideologjia ekonomike dhe zhvillimi”, “Komunikimi dhe Bashkëpunimi Kroaci-Kosovë”, “Ekonomia e shteteve të vogla”, “Zhvillimi dhe kufijtë”, “Diversifikimi ekonomik dhe eksporti”, “Etika e biznesit”, “Gjeoekonomia”, “Migrimi dhe mobiliteti i tregut të punës”.

Tags: Halim GjergjiziMuhamet SadikuShpresa Shehu-Kursani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë

Filharmonia e Kosovës shfaq koncert në Vjenë

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

​93 vjet nga vdekja e mësuesit të parë shqiptar në Kosovë

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Irani pretendon se ka goditur një cisternë amerikane nafte në Gjirin Persik

Irani pretendon se ka goditur një cisternë amerikane nafte në Gjirin Persik

Copëza nga një dron i interceptuar plagosin gjashtë persona në Abu Dhabi

Copëza nga një dron i interceptuar plagosin gjashtë persona në Abu Dhabi

Azerbajxhani akuzon Iranin për një sulm me dronë, paralajmëron kundërpërgjigje

Azerbajxhani akuzon Iranin për një sulm me dronë, paralajmëron kundërpërgjigje

Kush i del përballë Konjufcës? Pasdite thirret seanca / S’përshëndeten Kurti e Osmani | MESDITË

Kush i del përballë Konjufcës? Pasdite thirret seanca / S’përshëndeten Kurti e Osmani | MESDITË

Shaqiri, Messi, Mbappe e Kane – Ylli shqiptar shkëlqen në renditjen botërore të golave dhe asistimeve

Shaqiri, Messi, Mbappe e Kane – Ylli shqiptar shkëlqen në renditjen botërore të golave dhe asistimeve

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Osmani pritet të mbajë konferencë për media

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën