TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

nga tëvë1
3 orë më parë
1
A A
Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nuk ka pranuar asnjë raport, informatë apo denoncim nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme apo dikush tjetër, përmes të cilave mund të pretendohej se gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi, Arbnora Luta, zyrtare për komunikim me publikun në PSRK.

“Ju njoftojmë se, sipas regjistrit të Prokurorisë Speciale nuk është evidentuar asnjë rast lidhur me personin për të cilin keni adresuar pyetje. Prokuroria mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit, korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe me parimet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Lutës.

Presidentja Vjosa Osmani dhe ish-ministrja e Drejtësisë, tani nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu përmes disa deklaratave kanë ngritur dyshimet se gjykatësi Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtare të vendit.

Fillimisht, më 5 gusht 2025, presidentja Osmani, në një konferencë për medie njoftoi se ka tërhequr kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për të qartësuar pasojat juridike në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja. Këtë vendim, Osmani tha se e mori pasi u njoftua se gjyqtar raportues i rastit është caktuar Radomir Laban.

Presidentja tha se për veprimtarinë e rrezikshme të Labanit, institucionet kishin dërguar informacione zyrtare, të cilat po ashtu janë ndarë me Gjykatën Kushtetuese.

“Ju njoftoj se sot në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese si dhe në përputhje me Rregulloren e kësaj Gjykate, kam tërhequr kërkesë KO215/25. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave, të cilat në vitin 2021 dhe 2024, po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, kishte thënë Osmani.

Në atë konferencë, Presidentja tha se para një viti kanë ngritur edhe zyrtarisht çështjen e informatave të pranuara sa i përket rrezikut që Laban paraqet për rendin kushtetues të vendit. Për këto informacione, ajo tha se Ministria e Drejtësisë kishte refuzuar ta emërojë Labanin në pozitën e noterit.

“Konsideroj që caktimi i gjyqtarit Radomir Laban si gjyqtar në këtë proces është jo vetëm shqetësues, por edhe i rrezikshëm. Kjo meqë mund të merren vendime që mund të krijojnë pasoja të rënda dhe potencialisht të pakthyeshme jo vetëm për institucionet aktuale, por edhe ato në të ardhmen”, u shpreh Osmani.

Ajo tha se ky gjyqtar është emëruar në vitin 2018 dhe se shkarkimi i një gjyqtari bëhet vetëm pasi të votohet me 2/3 e gjyqtarëve, e që më pas shkarkimi propozohet tek Presidentja.

“Prandaj, tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues. Është absurde që të pritet që rendi jonë kushtetues të mbrohet pikërisht nga persona të cilët sipas institucioneve tona të sigurisë e sigurojnë rendin kushtetues të vendit tonë”, kishte thënë Osmani.

Po ashtu, Osmani tha se raportet e vitit 2021 dhe 2024 flasin për veprimtari të Labanit që ka të bëjë me rrezikim të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe rrezikim të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Një ditë më pas, më 6 gusht 2025, tani ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, deklaroi se në kohën kur ishte dekretuar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Laban, nga ish presidenti Hashim Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar që të shkarkohet. Kjo sipas saj, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

Por sipas saj, në përgjigje  zyrtare ndaj kësaj kërkese u ishte thënë se janë duke bërë ndërhyrje në pavarësinë e tyre,

“Kur në vitin 2018, ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij. Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte ‘ndërhyrje në pavarësinë e tyre’”, shkroi Haxhiu.

Edhe në një konferencë për medie më 10 gusht 2025, Haxhiu tha se gjyqtari Laban, dyshohet se është “bashkëpunëtor i Agjencisë për Siguri dhe Informim të Serbisë, BIA”. Tha se dyshimet bazohen në informacionet që ajo ka nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Me mjetet financiare dhe pasurinë e patundshme që merr edhe sot nga Serbia, Llaban paraqet kërcënim për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Edhe më 9 shtator 2025, kur njoftoi për komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e ngritur nga Lista Serbe për votimin e nënkryetarëve nga pakicat, Presidentja Osmani tha se fakti që Radomir Laban vazhdon të jetë gjyqtar i Kushtetueses, do duhej të përbënte shqetësim për të gjithë.

 

Ndaj këtyre deklaratave kishte reaguar Gjykata Kushtetuese, duke thënë se gjyqtari i saj, Radomir Laban, u emërua më 2018 pasi i ishte nënshtruar “të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore”, për propozimin e tij nga Kuvendi i Kosovës dhe dekretimit nga presidenti i Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Osmani: Disa gazetarë po hetohen si bashkëpunëtorë të Radoiçiqit

“Jemi në një linjë”- Osmani për raportet me Kurtin

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X