Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se është duke i përcjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës do ta trajtojë këtë çështje në përputhje me kompetencat ligjore dhe mandatin e Prokurorit të Shtetit.
Prokuroria ka theksuar se rasti do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse në përmbajtjen e ekspozitës ekzistojnë elemente të përgjegjësisë penale./teve1.info/








