TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria Speciale njofton se ka angazhuar prokurorin për kërcënimet ndaj Osmanit

by Tëvë1
11 muaj ago
2
A A
Prokuroria ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim në test për patentë-shofer

Pas kritikave nga Presidenca se Prokuroria Speciale nuk ka caktuar ende një prokuror, i cili do të merrej me rastin e kërcënimit me jetë të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar organi i akuzës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin e kanosjes se Presidentes se Republikës së Kosovës.

“Për më shumë, pas pranimit të informacionit nga Policia e Kosovës, në lidhje me rastin në fjalë, Prokurori kujdestar nga Prokuroria Speciale, ka autorizuar njësitë kompetente të Policisë se Kosovës për të vepruar menjëherë në drejtim të identifikimit dhe zbulimit të autorit/ve të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale thotë se “të enjten kur edhe është pranuar raporti policor në lidhje me veprimet fillestare, menjëherë është caktuar prokurori përgjegjës nga Prokuroria Speciale dhe rastin do ta trajtoj me prioritet të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve të këtyre akteve”.

“Po ashtu, Prokuroria Speciale, siguron opinionin publik se është në koordinim të plotë me organet e sigurisë, për të garantuar mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të përfaqësuesve të lartë të shtetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ndryshe, Presidenca e Kosovës sot ka shprehur shqetësim për mungesën e veprimit të Prokurorisë Speciale lidhur me hetimin e kërcënimeve me jetë ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Bekim Kupina, këshilltar për media në Zyrën e Presidentes, ka thënë se rreth një javë pasi kërcënimi më i fundit u raportua në adresën zyrtare elektronike të Presidencës dhe u hap rasti nga Policia e Kosovës, ende nuk është caktuar asnjë prokuror që të merret me çështjen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

“Mesditë”- 16.04.2026

“Mesditë”- 16.04.2026

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën