TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për dhunën ndaj KFOR-it dhe PK-së në protestat e veriut

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Lista Serbe negociata me KFOR-in edhe në Leposaviq

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër dy të pandehurve me inicialet S.J., dhe I.S., të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale huliganizmi’’.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit kanë tentuar të marrin pjesë në një turmë dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme huliganizmi.

Më datë 30 maj të këtij viti, në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, të Komunës së Leposaviqit, të pandehurit fillimisht e kanë kaluar kufirin dhe në bashkëkryerje kanë ndërmarrë  gjitha veprimet përgatitore të nevojshme, sende të destinuara për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmtimin e objekteve publike dhe private si dhe shkaktimin e dëmtimeve trupore personave zyrtar, duke qenë në kontakt me pjesëmarrës tjerë të turmës në Leposaviq.

Tutje në njoftim thuhet se të pandehurit “janë pajtuar që ti bashkëngjiten turmës së dhunshme të protestuesve serb të datës 29.05.2023, me ç’rast protestuesit kishin ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri, nga të cilat ishin lënduar të paktën (tridhjetë) 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, (tre) 3 nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovë, si dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë, mirëpo, të njëjtit janë ndalur nga ana e pjesëtarëve të policisë së Republikës së Kosovës dhe kështu është pamundësuar pjesëmarrja e tyre në turmën e lartpërmendur”.

Ndërkaq, i pandehuri I.S., akuzohet se ka mbajtur në pronësi, kontroll ose  posedim të paautorizuar të armëve, si dhe gjatë kontrollimit të veturës së markës “Honda” me targa sllovene, të cilën e drejtonte i pandehuri, në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar katër sprej dhe  një piper sprej për të cilat nuk kishte autorizim që ti mbaj.

“Me këto veprime i pandehuri e ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit  Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim./teve1.info/

 

 

 

 

Tags: aktakuzeKFORProkuroria Speciale e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: AAK do të jetë pjesë e Kuvendit, edhe nëse s’merr asnjë votë nga diaspora

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

Manchester United lëshon pikë edhe ndaj skuadrës së fundit në tabelë

Manchester United lëshon pikë edhe ndaj skuadrës së fundit në tabelë

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Statovci: S’ka zgjedhje në prill, partitë do të reflektojnë për presidenten

Arsenali triumfon thellë në derbi me Villën, mbyll vitin në vendin e parë

Arsenali triumfon thellë në derbi me Villën, mbyll vitin në vendin e parë

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Statovci: Fitorja e LVV-së është “referendum i rradhës”

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

Broja asiston, por Burnley mposhtet nga Newcastle United

Emisioni “Info Nata” 30.12.2025

Emisioni “Info Nata” 30.12.2025

Pasuri me 10 shifra – Beyonce është zyrtarisht miliardere

Pasuri me 10 shifra – Beyonce është zyrtarisht miliardere

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën