TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria nis hetime lidhur me pretendimet se në Junik votuan persona të komunave të tjera

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
​Përfundon numërimi i votave në 13 komuna

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve se në Komunën e Junikut, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor votuan persona që nuk janë banorë të kësaj komune.

Nga Prokuroria thanë se po shikohet nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale që ndërlidhet me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Pasi kemi pranuar informacionet se ka pasur persona që nuk kanë qenë të Komunës së Junikut dhe kanë votuar në proces zgjedhor. Ne si Prokurori, përkatësisht kryeprokurorja [Lumturije Vuçetaj] ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht e ka deleguar rastin në Departamentin e krimeve të rënda, për të marrë veprime të mëtejme, për t’i sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të parë nëse ka elemente të veprës penale. Eventualisht, nëse ka elemente të veprës penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare apo ndonjë vepër tjetër të merren veprimet ligjore konform Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale”, tha për REL zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Junik të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 12 tetorit kishin 4.846 persona. Nga ta, votuan 2.490 persona.

Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kjo komunë kishte më pak votues të regjistruar, përkatësisht 4.527. Atëbotë, në zgjedhje morën pjesë 2.276 votues.

Juniku, në bazë të rezultateve preliminare, do të zgjedhë kryetarin në rundin e balotazhit, kur do të përballen kandidati për kryetar komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Agron Kuçi.

Pa numëruar votat me kusht, të diasporës dhe ato të personave me nevoja të veçanta, dallimi në vota mes dy kandidatëve është i vogël, përkatësisht Shehu ka 180 vota më shumë se Kuçi.

Tags: JUNIKUpejaTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: VV-ja do të mbështesë kandidat opozitar për të shmangur zgjedhjet

Konjufca: VV-ja do të mbështesë kandidat opozitar për të shmangur zgjedhjet

Kurti: Besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese

Kurti: Besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese

Epopeja e UÇK-së, Rama diskuton me nxënësit për vlerat e luftës çlirimtare

Epopeja e UÇK-së, Rama diskuton me nxënësit për vlerat e luftës çlirimtare

Kurti në përvjetorin e Epopesë: Qëndresa e Jasharëve bashkoi popullin drejt lirisë

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia dhe autoambulanca dalin në vendin e ngjarjes

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia dhe autoambulanca dalin në vendin e ngjarjes

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Vjedhet një kamion me mjete pune në Pejë, policia nis hetimet

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

28 vjet nga Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që jeton si betim dhe udhërrëfyes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën