TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrëvënie në një diskotekë

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, personat me inicialet Sh.T dhe F.S dyshohen për veprën penale “Zjarrëvënia”, ndërsa tre të tjerë për veprën penale “Shtytje nga zjarrëvënia”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se pas zhvillimeve hetimore, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve SH.T., dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale ‘’Zjarrvënia’’, nga neni 322 par.3 lidhur me nenin 31 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndaj të pandehurve B.H., I.M., dhe RR.A., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale ‘’Shtytje nga zjarrvënia’’, nga neni 322 par.3 lidhur me nenin 32 i KPRK-së, si dhe ndaj të pandehurit F.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare’’, nga neni 386 par.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, zjarri i është vënë diskotekës rreth orës 04:53 dhe dëmi material është në vlerë prej 969.435 euro.

“Sipas aktakuzës, më datë 14.02.2025, rreth orës 04:53, në rrugën ‘’Epiri’’, në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, në objektin e diskotekës ‘’Gate Club’’, të pandehurit SH.T., F.S., në bashkëkryerje dhe me dashje pas shtyrjes nga i pandehuri RR.A., dhe në këmbim të shpërblimit prej 3.000 eurosh, i kanë vënë zjarrin objektit të diskotekës ‘’Gate Club’’, dhe si pasojë e këtij veprimi, të dëmtuarve u është shkaktuar dëm material në vlerë prej 969.435 euro”, thuhet tutje në njoftimin  e Prokurorisë.

Tutje, sipas aktakuzës thuhet se qëllimi ka qenë hakmarrja.

“Gjithnjë, sipas aktakuzës qëllimi i këtij veprimi ka qenë hakmarrja, pasi të pandehurit konsideronin se F.S. dhe SH.T. ishin arrestuar si rezultat i veprimeve të dëmtuarit S.S. Personat e shtyrë e kanë realizuar veprimin e paralajmëruar duke i vënë zjarrin automjetit ‘’Range Rover’’ të dëmtuarit S.S., me ç ‘rast është shkaktuar dëm material në vlerë prej 54.892.72 eurosh.”, shkruhet në njoftim.

Lidhur me rastin, prokurori i çështjes, I ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, t’i shpallë fajtorë për veprat penale që i vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas legjislacionit në fuqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së

IKD: Vendimi i KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike është i paligjshëm

IKD: Qeveria në detyrë po cenon rendin kushtetues dhe po uzurpon kompetencat ligjore

Selimi-Mehmeti: 183 ditë pa institucione në 2014, sot flasin për bllokadë

Selimi-Mehmeti: 183 ditë pa institucione në 2014, sot flasin për bllokadë

Largohen nga puna pesë zyrtarë doganorë për keqpërdorim të detyrës

Dogana zbulon flokë natyralë të deklaruar si sintetikë, shmangen mbi 4 mijë euro detyrime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën