TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria në Prizren njofton se 9 nga 51 të intervistuarit janë ndaluar për falsifikim të rezultateve të votimit në Dragash

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka iniciuar hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore gjatë procesit të rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë iniciuar me vetiniciativë, pas pranimit të informatave publike që ndërlidhen me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit. Veprimet hetimore po zhvillohen nga Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, me autorizim të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu.

Në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar gjithsej pesëdhjetë e një (51) persona të dyshuar. Pas intervistimit, nëntë (9) prej tyre janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve.

Të ndaluarit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, e paraparë nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.

“Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të drejtës së votës së qytetarëve, në luftën kundër veprave penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, të publikuar në Facebook.

Tags: prizrenProkuroria Themelore në PrizrenTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

20 vjeçarja e aksidentuar në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Mbingarkesa në Emergjencë, apelohet që pacientët fillimisht të trajtohen në QMF

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Mirëpritet ideja e inspektimit me dron në fushën e mjedisit

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Podujevë

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

22 mars 1998, zgjedhjet në kohë lufte

Kuvendi miraton zgjatjen e ndarjeve buxhetore

Punuan një muaj, mbi 182 mijë euro pagesa për deputetët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën