TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj ministres në detyrë, Rozeta Hajdari, drejtorit të Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara si dhe drejtorit të Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Në njoftim thuhet gjithashtu se aktakuzë është ngritur edhe ndaj Ridvan Muharremit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Të pandehurit R.H., I.L. dhe H.G., akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, Në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të të pandehurve, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm prej 2 milionë e 912 mijë e 134 euro.

Gjithashtu, të pandehurit R.H., I.L. dhe H.G. akuzohen se pa autorizim kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.

“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M. Ndërkaq, i pandehuri R.M. akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore”, theksohet në njoftim.

Paraprakisht lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja Hajdari përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se është informuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Franca riafirmon angazhimin e saj në mbështetje të rimëkëmbjes së Sirisë

Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën