TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit: Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve edhe pas dhënies së dëshmisë

by TËVË 1
3 orë ago
2
A A
“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Zyra e Prokurorit të Specializuar e udhëhequr nga prokurorja Kimberly West ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin në rastin në të cilin së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në kërkesën e dorëzuar më 22 shtator 2025, Prokuroria thotë se ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi ka kryer vepra penale që bien në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Për ta mbështetur këtë arsyetim, Prokuroria është bazuar edhe në vendimin për konfirmimi e aktakuzës në këtë rast. Sipas tyre, asnjë rrethanë tjetër nuk ka ndodhur që prej atij vendimi që mund ta ndryshojë këtë përcaktim.

Për Thaçin, Prokuroria thotë së është i vetëdijshëm për akuzat serioze të konfirmuara ndaj tij dhe se ai e di që në rast që shpallet fajtor, do të dënohet me burgim të gjatë. Përveç kësaj, Prokuroria, rrezikun e arratisjes së Thaçit e arsyeton edhe me akuza e konfirmuara ndaj tij që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Përveç kësaj, Prokuroria thotë se Thaçi paraqet rrezik jashtëzakonisht të lartë për të penguar procedurat në këtë proces dhe se përfundimi i çështjes së Prokuroria dhe mbrojtësit të viktimave nuk e zhduk këtë rrezik.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët mbeten të rrezikuar që të ndikohen edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre; si përpjekje për hakmarrje, ose nxitje për të tërhequr dëshminë apo përpjekje për të ndërhyrë në procedura paralele.

Gjithashtu, Prokuroria përmend edhe pretendimet e saj se Thaçi ka shkelur edhe urdhrat gjyqësor duke nxjerrë informacione konfidenciale lidhur me procedurat dhe dëshmitarët tek persona të tjerë.

“Për më tepër, klima e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe e ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë vazhdon, të cilën Gjykata e Apelit e ka pranuar si një “rrethanë kontekstuale” të rëndësishme. Gjetje të ngjashme janë bërë në Aktgjykimin ndaj Mustafës dhe në Aktgjykimin e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj. Paneli Gjyqësor në rastin Gucati dhe Haradinaj konsideroi se “mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje aktive dhe kritike në Kosovë”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë.

Përveç kësaj, Prokuroria u mbështet edhe në dëshminë e ekspertit të mbrojtjes në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt, Robert Reid, i cili kishte theksuar se në mbi 20 vite në fushën e tij, nuk kishte parë kurrë frikësim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, kjo klimë e frikësimit të dëshmitarëve vazhdon të ekzistojë në Kosovë edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre duke iu referuar edhe raportimeve në media në Kosovë.

Kërkesën e saj për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit, Prokuroria e mbështetë edhe me arsyetimin se i akuzuari ka rrezik të kryejë edhe vepra të tjera penale.

Si rrjedhojë, Prokuroria thotë se asnjë prej kushteve alternative nuk i zbusin rreziqet ekzistuese në këtë proces dhe se vazhdimi i paraburgimit ndaj Thaçit është i arsyeshëm dhe proporcional.

Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e përfundoi më 23 shtator 2025.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi/

Tags: HagëHashim ThaciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Tre të shoqëruar në Polici për incidentin ku u raportua për sulm ndaj Fehmi Kupinës

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me mbi 57 mijë euro

Limaj: Rënia e Afrim Bunjakut, dëshmi e përkushtimit të pakompromis ndaj detyrës dhe atdheut

Kastrati: Kosovës i duhen urgjentisht helikopterë për Ushtrinë dhe Policinë

Kastrati: Kosovës i duhen urgjentisht helikopterë për Ushtrinë dhe Policinë

Kurti: Gjakova e ka mundësinë që me Ardian Golën të hapë perspektivën e zhvillimit

Kurti: Gjakova e ka mundësinë që me Ardian Golën të hapë perspektivën e zhvillimit

Të “pakapshmit” e shtetit

Tre të shoqëruar në Polici për incidentin ku u raportua për sulm ndaj Fehmi Kupinës

Kosova mposht Irlandën në Prishtinë

Zgjedhjet komunale, shtyjnë fillimin e sezonit në basketboll, nuk dihet kur mund të nis edicioni i ri (DOKUMENT)

Plani i FIFA-s për një Kupë Bote me 64 ekipe në vitin 2030, po fiton përkrahës

Plani i FIFA-s për një Kupë Bote me 64 ekipe në vitin 2030, po fiton përkrahës

Asgjësohen mbi 1700 bimë kanabis sativa, arrestohen babë e bir në Shkodër

Asgjësohen mbi 1700 bimë kanabis sativa, arrestohen babë e bir në Shkodër

Trump thotë se tani beson se Ukraina mund të rifitojë gjithë territorin e humbur ndaj Rusisë me ndihmën e NATO-s

Trump thotë se tani beson se Ukraina mund të rifitojë gjithë territorin e humbur ndaj Rusisë me ndihmën e NATO-s

Vjen zhgënjimi i parë, Benfica e Mourinhos “ngec” në shtëpi ndaj Rio Ave

Vjen zhgënjimi i parë, Benfica e Mourinhos “ngec” në shtëpi ndaj Rio Ave

Broja zhgënjen në Kupë, SofaScore e “ngel” me notën më të ulët

Broja zhgënjen në Kupë, SofaScore e “ngel” me notën më të ulët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën