TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria kërkon paraburgim për katër persona në Ferizaj – u kapën me mbi 700 gramë kokainë

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për katër persona në Ferizaj – u kapën me mbi 700 gramë kokainë

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj katër personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.

Të dyshuarit E.V., E.E., Q.T. dhe F.K. po hetohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit janë arrestuar pas një hetimi të zhvilluar në Ferizaj, gjatë të cilit janë sekuestruar 734.4 gramë kokainë, peshore digjitale, dorëza lateksi dhe materiale të tjera për paketim.

“Nga provat e siguruara gjatë kontrollit të realizuar më 28 tetor 2025 në Ferizaj, dyshohet se më 22 tetor, i pandehuri Q.T., me automjetin e tipit ‘Golf 8’, ngjyrë e zezë, ka dorëzuar të pandehurve E.E. dhe E.V. një çantë ngjyrë krem-kafe me mbishkrimin ‘EUROLAND’, me përmbajtje të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë,” thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Sipas hetimeve, çanta ishte lënë fillimisht në mobilerinë e të pandehurit E.E. në fshatin Greme, ndërsa një ditë më vonë ishte dërguar në shtëpinë e E.V., ku edhe u gjet sasia e kokainës gjatë kontrollit policor.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit E.V. janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 734.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, peshore digjitale, dorëza lateksi dhe materiale të tjera për paketim,” theksohet më tej në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Tags: FerizajparaburgimpropuroratiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

SHBA-të miratojnë shitjen e naftës iraniane që është tashmë në tranzit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

​Dita Botërore e Sindromës Down

​Dita Botërore e Sindromës Down

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

​8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën