TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Prokuroria kërkon intervistimin e personelit ku u sulmua e moshuara në Pejë

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy drejtorëve në Komunën e Deçanit për keqpërdorim të detyrës

Prokuroria Themelore ne Peje.

Pas publikimit të videos tronditëse ku shpërfaq dhunën e një infermiereje, ndaj një të moshuare rreth të 70-tave, Nikçi tregon se cilat janë masat që po ndërmerr Prokuroria Themelore në Pejë.

“Ka rezultuar me tre persona të ndaluar për 48 orë, të cilët po rezultojnë që kanë kryer vepër penale në bashkëkryerje. Dhe njëkohësisht janë lëshuar autorizime që të kryhen procese hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale dhe gjithashtu është lëshuar autorizimi për Policinë e Kosovës nga Prokurori i Shtetit që të intervistohet personeli i asaj strehimoreje dhe personat që strehohen aty. Në mënyrë që të kuptojmë informata që mund të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj çështje penale dhe edhe në rastet tjera të cilat mund të kenë ndodhur në atë strehimore. Dhe gjithashtu edhe dhjetëra autorizime që janë konfidenciale”, ka njoftuar Nikçi.

Reklamë

I pyetur se a mund ta përfundojnë sot këtë intervistim, Nikçi thotë se kjo është çështje e procesit hetimor. Sipas tij, janë lëshuar autorizimet dhe janë duke u ndërmarrë veprime konkrete.

“Prokuroria e Pejës ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të intervistojë të gjithë personelin e asaj strehimoreje dhe gjithë personat që strehohen aty të moshuarit. Dhe eventualisht nga intervistimi i tyre nëse pranohen informata, do të shërbejnë përmes deklarimit të tyre që të ndriçohet kjo çështje penale, për të cilën kemi filluar hetimet apo edhe mund të kenë edhe informata të tjera të cilat mund të shërbejnë për zgjerimin e hetimeve, qoftë për persona juridik por edhe për persona të cilët mund të kenë kryer vepra penale në vazhdimësi”, ka shtuar ai.

Nikçi ka njoftuar se janë duke u marrë veprimet edhe për rastin e një qytetari, për të cilën është thënë se ka raportuar shqetësime të tilla.

“Pasi që ky qytetar ka shprehur shqetësimet e tij përmes opinionit publik në media, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të verifikohen këto informata dhe për rastin konkret nëse ka vepra penale, të veprohet sipas ligjit”, ka përfunduar ai.

Gjatë ditës së djeshme, është tronditur opinioni publik nga pamjet e publikuara të cilat dëshmojnë dhunën e një infermiereje ndaj një të moshuare, e cila ishte e strehuar në një qendër private në qytetin e Pejës. Për infermieren dhe dy të tjerat të cilat shihen në video, është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve për bashkëkryerje të veprës penale. Ndërkaq, xhiruesja e kësaj videoje është liruar pas intervistimit./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

Osmani: Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

Osmani: Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

KQZ miraton ndryshimin e rregullores për votim dhe regjistrim jashtë vendit

KQZ hap Qendrën e Votimit në lagjen “Marigona Residence”

Krasniqi në mbledhjen e KQZ-së vendos mbishkrimin “Po pluralizmit, Jo terrorizmit”

Krasniqi në mbledhjen e KQZ-së vendos mbishkrimin “Po pluralizmit, Jo terrorizmit”

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin nga klubi këtë verë

Edhe një futbollist shqiptar drejt Hoffenheimit

Edhe një futbollist shqiptar drejt Hoffenheimit

Ylli i Arsenalit mungon një muaj

Ylli i Arsenalit mungon një muaj

Mbappe vazhdon të dominojë Evropën – lë pas vetes Kane dhe Lewandowskin

Mbappe vazhdon të dominojë Evropën – lë pas vetes Kane dhe Lewandowskin

Osmani: Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

Osmani: Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

Barcelona merr një goditje të re nga La Liga shkaku i problemeve në “Camp Nou”

Barcelona merr një goditje të re nga La Liga shkaku i problemeve në “Camp Nou”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X