TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria kërkon dënim – Bedri Krasniqi thotë se rastin s’e bën hesap

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Prokuroria kërkon dënim – Bedri Krasniqi thotë se rastin s’e bën hesap

Ka përfunduar gjyqi ndaj Bedri Krasniqit, për akuzën kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit. Prokuroria kërkoi dënimin e Krasniqit, kurse vet Krasniqi thotë se këtë lëndë nuk e bën hesap fare.

Janë thënë fjalët përfundimtare në rastin e Bedri Krasniqit, për kanosjen e Shkumbin Mehmetit.

Prokuroria bëri përmbledhjen e ditës kritike dhe Krasniqi pretendohet se kishte kanosur Mehmetin përgjatë transportit të tyre për në Pallat të Drejtësisë ku Mehmeti ishte në cilësinë e dëshmitarit kundër Krasniqit, në një rast tjetër penal.

“Është mirë të kujdesesh për familjen tënde dhe të mos merresh me punët e tjera. E gjithë kjo me qëllim të frikësimit dhe t’i shkaktojë ndonjë të keqe atij apo ndonjë anëtari të familjes”, tha prokurorja Adriana Veseli.

Këtë e mohoi sërish Krasniqi, duke thënë se shkaku i pamjes së jashtme të tij, fjalët që thotë marrin konotacion tjetër.

“Me të vërtetë kam qëlluar pak i ashpër edhe i vrazhdë prej fytyre, por unë nuk i kam fajet. Edhe unë kisha pas qef me kon i bukur si Blero nashta, po s’jam”, tha i akuzuari Bedri Krasniqi.

Ai kërkoi që vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të mos vonohet, çfarëdo qoftë ai.

“Unë kërkoj qysh të keni qef me prokuroren vendosni”, tha Krasniqi.

“Jo, na nuk mirremi vesh me kërkon. Ju çka kërkoni?”, tha gjykatësi, Sabit Sadikaj.

“Unë kërkoj kështu, që nëse dënohem, vetëm një kërkesë e kam, vendimin me ma qu sa ma shpejtë, se më duhet. E nëse më lironi prej akuzave, nuk ta marrë inati”, tha Krasniqi.

Sipas tij, kjo lëndë është e vogël në krahasim me lëndët me të cilat po përballet, prandaj edhe nuk do ta përdor të drejtën e ankesës.

“Nuk do të bëj ankesë ndaj çfarëdo vendimi që merrni. Sepse kjo lëndë, edhe dënimi që ndodh, është e vogël e nuk e përfilli, hiç nuk e boj hesap”, tha ai.

Ndaj Bedri Krasniqit, prokuroria në fjalën përfundimtare kërkoi dënimin maksimal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

Pezullohet seanca në Hagë, mbrojtja do të shtrojë pyetje për dëshmitarin 07 të hënën

Pezullohet seanca në Hagë, mbrojtja do të shtrojë pyetje për dëshmitarin 07 të hënën

Jashari: Osmani gjatë 5 viteve ishte fanse e Kurtit, nuk e përfaqësoi unitetin qytetar

Jashari: Osmani gjatë 5 viteve ishte fanse e Kurtit, nuk e përfaqësoi unitetin qytetar

Zbulohen mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë

Zbulohen mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

Pezullohet seanca në Hagë, mbrojtja do të shtrojë pyetje për dëshmitarin 07 të hënën

Pezullohet seanca në Hagë, mbrojtja do të shtrojë pyetje për dëshmitarin 07 të hënën

Jashari: Osmani gjatë 5 viteve ishte fanse e Kurtit, nuk e përfaqësoi unitetin qytetar

Jashari: Osmani gjatë 5 viteve ishte fanse e Kurtit, nuk e përfaqësoi unitetin qytetar

Zbulohen mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë

Zbulohen mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën