TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

by TËVË 1
4 muaj ago
3
A A
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Në seancën e së enjtes për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga gjykata që Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj të shpallen fajtorë dhe të dënohen me masën më të rëndë të paraparë nga ligji – burgim të përjetshëm.

Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare, prokurorja e rastit Sahide Gashi tha se provat e administruara gjatë procesit gjyqësor kanë vërtetuar përfshirjen e të akuzuarve në ngjarjen tragjike të 26 nëntorit 2021.

Sipas saj, hetimet, ekspertizat dhe dëshmitë e paraqitura në gjykatë kanë rrëzuar pretendimet mbrojtëse të të pandehurve, duke lënë, sipas Prokurorisë, një pasqyrë të qartë mbi rrethanat e krimit.

Aktakuza pretendon se Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj kanë vepruar në bashkëpunim për realizimin e sulmit ndaj autobusit që transportonte nxënës në fshatin Gllogjan të Deçanit. Nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.

Sipas Prokurorisë, sulmi ishte planifikuar paraprakisht, ndërsa autorët kishin studiuar lëvizjet e autobusit dhe terrenin ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë, Halil Mehmetaj akuzohet se ka nxitur kryerjen e krimit, duke fajësuar vazhdimisht njërën nga viktimat për vetëvrasjen e vajzës së tij në vitin 2020 dhe duke ushqyer motive hakmarrjeje.

Tre të akuzuarit përballen me akuza për vepra të rënda penale, ndërsa gjykimi po hyn në fazën përfundimtare, pas paraqitjes së fjalëve përmbyllëse të palëve në proces.

Tags: GllogjanProkuroria Themelore në PejëTeve1vrasja e trefishtë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

“Këndi i Debatit” 08.10.2026

“Këndi i Debatit” 08.10.2026

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën