TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria e Shkupit me aktakuzë ndaj Zhan Mitrevit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Prokuroria e Shkupit me aktakuzë ndaj Zhan Mitrevit

Vendimi i Prokurorisë bazohet në një hetim, pas publikimit të një hulumtimi të rrjetit IRL, se metoda e aplikuara nga spitali privat i Zhan Mitrevit ka infektuar dhjetëra pacientë “me baktere vdekjeprurëse”, ndërsa spitali e ka aplikuar këtë metodë pa leje nga Agjencia shtetërore për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore.

Nga aplikimi i kësaj metode të jashtëligjshme për personat e sëmurë me COVID-19 besohet të kenë humbur jetën 24 persona.

Sipas organit të ndjekjes penale, kjo metodë në këtë spital është aplikuar në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare.

Për këtë vepër, Mitrev mund të dënohet nga një deri në 10 vjet burgim.

Hemofiltrimi përdoret në botë, por jo si metodë alternative e trajtimit. Megjithatë, sipas Prokurorisë, Mitrev i ka mashtruar pacientët duke përfituar mjete financiare në kundërshtim me ligjin, në vlerë prej 1.6 milion euro.

Nëse shpallet fajtor, Mitrev duhet të kthejë këto para pacientëve të dëmtuar apo familjarëve të tyre që kanë ndërruar jetë.

Kallëzime penale kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë, “Zhan Mitrev”, në Shkup kanë ngritur edhe familjet e tetë personave që kanë humbur jetën, në mesin e të cilave edhe familje nga Prishtina.

Por, kardiokirurgu ka hedhur poshtë akuzën duke theksuar se ka punuar për të mirën e qytetarëve prej 22 vjetësh, duke ofruar shërbime të certifikuara me standarde botërore.

“Shihemi në gjykatë. Kjo është përgjigja jonë ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të Zhan Mitrevit për mashtrim. Këto sulme të pabaza do të duhet të provohen në gjykatë dhe do të jetë e vështirë të provohet sepse e vërteta është se asnjë pacient nuk është mashtruar dhe të gjitha trajtimet dhe proceset në spital kanë qenë publike dhe transparente dhe në interes të pacientëve. Me këtë do të bjerë në gjykatë edhe vetë akuza e Prokurorisë Publike”, thuhet në reagimin e spitalit të Zhan Mitrevit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë

1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

Demokracia Evropiane: Nderimet shtetërore për Mlladiqin kalojnë vijën e kuqe, Serbia po largohet nga vlerat evropiane

Demokracia Evropiane: Nderimet shtetërore për Mlladiqin kalojnë vijën e kuqe, Serbia po largohet nga vlerat evropiane

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Policia ekstradon dy të kërkuar

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

​BE për qëndrimin e Serbisë ndaj Mladiqit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës në kundërshtim me vlerat themelore evropiane

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

“Këndi i Debatit” 28.08.2026

“Këndi i Debatit” 28.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën