TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj 10 personave për bixhoz

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj 10 personave për bixhoz

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe një aktakuzë të veçantë ndaj një personi tjetër për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza e përpiluar prej 26 faqesh përshkruan veprimet inkriminuese të njëmbëdhjetë të pandehurve, ndaj të cilëve ekziston “dyshimi i bazuar mirë” se kanë kryer veprat penale që u vihen në barrë.

Sipas aktakuzës, më 17 gusht 2025, rreth orës 02:00, në lokalin “Te Katamt” në fshatin Isniq të Deçanit, i pandehuri A.O dyshohet se ka organizuar veprimtari të bixhozit të paligjshëm me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë.

Prokuroria thotë se edhe nëntë të pandehur të tjerë kanë marrë pjesë në organizimin dhe zhvillimin e lojërave të fatit.

“Të pandehurit, me dashje dhe në bashkëkryerje, janë kapur duke luajtur bixhoz në një dhomë të veçantë brenda lokalit, të dedikuar posaçërisht për këtë veprimtari”, thuhet në aktakuzë.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, disa nga të dyshuarit tentuan të arratisen përmes një dere alternative, por u arrestuan menjëherë.

Në vendngjarje, policia gjeti letra bixhozi dhe shuma të konsiderueshme të hollash, ku tek secili nga të pandehurit u sekuestrua një shumë totale prej 17,578 euro.

Ndërkohë, i pandehuri F.M akuzohet se natën kritike ka poseduar armë pa autorizim, duke kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokurori i çështjes ka propozuar që të gjithë të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thekson se hetimet janë kryer brenda afatit ligjor dhe bazohen në prova të sekuestruara, deklarata, si dhe veprime operative të Policisë së Kosovës.

Të gjithë të pandehurit vazhdojnë të gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tags: PejeProkuroriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Protestë gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Hallka në dorë e në këmbë – 82 persona në Kosovë monitorohen 24 orë si të dyshuar për dhunë në familje

Qeveria mban mbledhje, miratohet Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe dy nisma të tjera

Projektbuxheti për vitin 2027 arrin në 4.27 miliardë euro, Qeveria premton investime, opozita nuk pret ndryshime

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Publikohet libri i ri për identitetin kosovar: Dy kombe, një etni – Formimi i subjektivitetit kosovar

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Rrëfim i veçantë për Fatmirën, nënën e fëmijëve të braktisur

Pensionistët jashtë buxhetit 2027, të moshuarit thonë se pensionet nuk ua mbulojnë shpenzimet mujore

Pensionistët jashtë buxhetit 2027, të moshuarit thonë se pensionet nuk ua mbulojnë shpenzimet mujore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën