TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Prokurimi mbetet në plan”, mbi 700 aktivitete nuk u inicuan deri në fund të qershorit

by Tëvë1
3 javë ago
0
A A
“Prokurimi mbetet në plan”, mbi 700 aktivitete nuk u inicuan deri në fund të qershorit

Institucionet qendrore kanë realizuar në masë të ulët aktivitetet e prokurimit të planifikuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, sipas raportit të INPO-së me titull “Prokurimi që mbetet në plan”.

Deri më 30 qershor, nga 905 aktivitetet e parapara për inicim, vetëm 170 kanë kaluar në fazën e inicimit.

Të dhënat janë prezantuar nga Arbër Kabashi, hulumtues në INPO, gjatë prezantimit të raportit që analizon planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të prokurimit nga ministritë dhe Zyra e Kryeministrit në periudhën 1 janar deri më 30 qershor 2026.

“Metodologjia që kemi përdorur pra për këtë raport: Kemi analizuar planifikimet e prokurimit të të gjitha ministrive dhe i kemi analizuar të gjitha aktivitetet e prokurimit, të cilat janë iniciuar përmes formularit B05 apo siç njihet formulari i njoftimit për kontratë. Kemi shkuar pra, analizën e kemi bërë në bazë të këtij formulari sepse pjesa dërrmuese e aktiviteteve që janë në një planifikim të prokurimit parashihet që të iniciohen përmes këtij formulari. Periudha jonë monitoruese është nga data 1 janar deri më datën 30 qershor. Pra, të gjitha aktivitetet të cilat i kanë iniciuar ministritë nga periudha 1 janar deri më 30 qershor 2026. Gjatë kësaj periudhe ka edhe aktivitete të tjera të cilat i kanë zhvilluar ministritë edhe Zyra e Kryeministrit, por ato i takojnë aktiviteteve të cilat janë iniciuar në vitet paraardhëse. Pra, të jemi më të qartë, analiza jonë fokusohet vetëm për aktivitetet që janë iniciuar në periudhan 1 janar – 30 qershor 2026″, tha ai.

Osman Vishaj nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), duke komentuar gjetjet e raportit, tha se planifikimi i prokurimit është bazamenti i gjithë procesit.

“Planifikimi i prokurimit pothuajse është, me fjalë tjera, faktikisht me shprehje popullore është themeli, sikur në temelin e një shtëpie. Nëse bazamentin e një shtëpie e bën të keq në ndërtesë, një tërmet prej tre-katër ballëve ka me të dëmtuar. Themeli, themeli i një procesi të prokurimit publik është planifikimi i prokurimit publik. Pa dashur me arsyetuar këtë planifikim që pak, që nuk është në harmoni me ligjin, kanë ndodhur dy fenomene që i tha edhe Arbëri. Është vonesa e miratimit të ligjit edhe ndarja e shumë ministrive që jo në planifikim, por edhe në realizim të procedurave të prokurimit ka shkaktuar goxha tollovi. Ka shembuj që besoj që nuk e keni vërejtur ose nuk e keni pasur targetin ju, ku institucione të caktuara kanë filluar, ta marrim Ministria e Arsimit, Kulturës, një procedurë të prokurimit, ndërsa rrugës, ka qenë në vlerësim, rrugës ka ndryshuar procesi, projekti, mjetet financiare janë bartur në ministrinë, po thojmë të Kulturës, ndërsa kjo e Sportit. Ka gjithë aktivitetin e prokurimit. Është problemi çfarë me bërë me këto çështje”, tha ai.

Diana Metushi-Krasniqi, eksperte e prokurimit u shpreh se çështja e prokurimit ka mbetur vetëm në planet qeverisëse, pasi që sipas saj ende nuk është realizuar.

“Kur flasim për vonesat në realizimin e planifikimit të prokurimit, përveç asaj më të thjeshtë burokratike që është djegia e buxhetit, se buxheti që nuk shfrytëzohet nuk mundet me u realizuar më tutje, po dhe po të mundet nuk mundet me u shfrytëzuar deri në vitin e ardhshëm, ajo djegie e buxhetit neve na bien deri te problemi i uljes së qarkullimit financiar në treg. E qarkullimi prej një miliardësh në tregun e Kosovës është një ndihmesë, është një shtytje shumë e madhe për bizneset. Mos të harrojmë se janë bizneset ato që krijojnë vendet e punës, janë bizneset ato që paguajnë numrin më të madh të taksave. Kështu që kur ne e ndalim këtë pjesë të buxhetit, na në mënyrë indirekte jemi duke dëmtuar edhe vetveten si qeverisje, si shtet, për shkak që jemi duke ndalur një pjesë goxha të konsiderueshme të të hyrave indirekte përmes taksave. Përtej asaj, kemi uljen e performancës së institucioneve. Kur nuk e realizojmë një planifikim të prokurimit, normal institucionet nuk kanë mjaftueshëm mjetet, nuk kanë mjaftueshëm mjetet e veta për me kryer punën e vet ashtu siç duhet, nuk kanë me mbërritur me i kryer planifikimet apo premtimet politike publike apo politike që janë dhënë për infrastrukturë, për avancime të mirëqenies e të tjera e të tjera, që respektivisht ndikon edhe në uljen e besimit në institucione” u shpreh ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën