TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Projekti që mund të përafrojë ekonomikisht Kosovën e Shqipërinë

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Projekti që mund të përafrojë ekonomikisht Kosovën e Shqipërinë

Nëse realizohet projekti për ndërtimin e një porti të thatë në Prishtinë, që do të lidhej me Portin e Durrësit, Kosova dhe Shqipëria do të përfitonin shumë ekonomikisht.

Ato “do të operonin si një lloj sistemi i përbashkët doganor” dhe “nuk do të kishte më prezencë doganore mes dy vendeve”, thotë ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica.

Reklamë

“Procedurat që do të kryheshin në Kosovë, do t’i plotësonin ato në Shqipëri dhe anasjelltas”, sqaron ai.

Rrjedhimisht, do të uleshin kostot doganore dhe do të zvogëlohej koha e pritjes në pika të dyfishta.

Projekti, në fakt, parasheh ndërtimin e dy porteve të reja tregtare: Porto Romano në Durrës dhe Porti i Thatë në Prishtinë.

Lidhja midis tyre do të bëhet përmes hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Projekti është prezantuar në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila është mbajtur më 20 qershor në Prishtinë.

Sipas udhëheqësve të të dyja shteteve, projekti synon të transformojë infrastrukturën e zhvillimit tregtar dhe të marrëdhënieve tregtare midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe më gjerë.

“Për këtë [projekt], çdo ditë do të bëj fushatë”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, realizimi i këtij projekti do të vendoste Shqipërinë dhe Kosovën “në qendër të një graviteti rajonal”, ndërsa Durrësin do ta bënte “një nga portet më strategjike ekonomike të Mesdheut”.

Sipas prezantimit të bërë nga Eric Smit, drejtor i kompanisë holandeze “Royal Haskoning”, e cila ka bërë projektin, porti i thatë në Prishtinë do të shfrytëzohet për zhdoganimin e mallrave, gjë që do ta lehtësonte pastaj ngarkesën në portin detar të Durrësit.

Porti i thatë është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejnerë deri në vitin 2050.

“Porti i thatë jep shumë mundësi dhe është një infrastrukturë ideale për ta hequr stresin nga portet detare. Kjo i lehtëson disa pjesë shumë thelbësore të portit detar”, ka thënë Smit.

Projekti i investimit në Porto Romano llogaritet se do të ketë ndikim pozitiv në bruto prodhimin e brendshëm të Shqipërisë, nga 3% deri në 6%, ndërsa për Kosovën ende nuk ka një përllogaritje të saktë.

Porto Romano do të ketë një sipërfaqe prej 400 hektarësh, me kapacitet prej 2 milionë kontejnerësh deri në 50 milionë tonelata.

Afat për realizimin e projektit nuk ka dhe Smit ka thënë se duhet fillimisht një studim i fizibilitetit.

Sfidë, me sa duket, mund të paraqesë transporti i dobët hekurudhor i Kosovës, si për nga infrastruktura, ashtu edhe nga mënyra e operimit.

Tash për tash, trenat e Kosovës kryesisht qarkullojnë në vetëm dy linja: Prishtinë – Han i Elezit dhe Prishtinë – Pejë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sasia e mallrave të transportuara me trena në tremujorin e parë të vitit 2022 ka qenë rreth 114 mijë tonë. Ndërsa, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi në këtë periudhë ka qenë rreth 13 mijë.

Hekurudha e Kosovës është e izoluar dhe nuk ka asnjë linjë ndërkombëtare.

E vetmja linjë rajonale që ka funksionuar deri vonë, ka qenë ajo me Shkupin në Maqedoni të Veriut, por, prej vitesh, as kjo linjë nuk është funksionale.

Para luftës së viteve 1998/99, qytetarët kanë shfrytëzuar hekurudhat e Kosovës për në shumë vende perëndimore, pasi trenat e Kosovës kanë qenë të lidhur me linjat ndërkombëtare./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e trefishtë-protestohet para gjykatës themelore në Gjilan

Vrasja e trefishtë-protestohet para gjykatës themelore në Gjilan

Gashi për ndërtimin e urave në veri: S’mund ta kryejnë funksionin e tyre nëse vazhdon presioni ndërkombëtar

Gashi për ndërtimin e urave në veri: S’mund ta kryejnë funksionin e tyre nëse vazhdon presioni ndërkombëtar

A mund të jetë Ballkani Perëndimor dhe Kosova temë e diskutimit në samitin Trup – Putin, sipas Gashit

A mund të jetë Ballkani Perëndimor dhe Kosova temë e diskutimit në samitin Trup – Putin, sipas Gashit

Qerkini: Kërkesa për ndalim të vizitave ish-presidentit Thaçi, absurde

Qerkini: Kërkesa për ndalim të vizitave ish-presidentit Thaçi, absurde

Vrasja e trefishtë-protestohet para gjykatës themelore në Gjilan

Vrasja e trefishtë-protestohet para gjykatës themelore në Gjilan

Trump: Dëshirojmë paqe në Ukrainë, kemi tejkaluar disa pengesa por ende mbeten shumë çështje të pazgjidhura

Trump: Dëshirojmë paqe në Ukrainë, kemi tejkaluar disa pengesa por ende mbeten shumë çështje të pazgjidhura

Përfundon pa marrëveshje konkrete samiti të cilin Trump e Putin e quajtën produktiv

Përfundon pa marrëveshje konkrete samiti të cilin Trump e Putin e quajtën produktiv

Putin paralajmëron takimin e ardhshëm në Moskë

Putin paralajmëron takimin e ardhshëm në Moskë

Trump në konferencë për shtyp: I pari që do të telefonoj do të jetë presidenti i Ukrainës

Trump në konferencë për shtyp: I pari që do të telefonoj do të jetë presidenti i Ukrainës

Përfundon takimi Trump – Putin

Përfundon takimi Trump – Putin

Gashi për ndërtimin e urave në veri: S’mund ta kryejnë funksionin e tyre nëse vazhdon presioni ndërkombëtar

Gashi për ndërtimin e urave në veri: S’mund ta kryejnë funksionin e tyre nëse vazhdon presioni ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X