TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Programi që trajton kryerësit e dhunës ndaj grave, mbetet i padetyrueshëm në Kosovë

by Tëvë1
53 minuta ago
1
A A
Programi që trajton kryerësit e dhunës ndaj grave, mbetet i padetyrueshëm në Kosovë

Programi kombëtar për kryerësit e dhunës ndaj grave në Kosovë ende nuk është funksionalizuar në formën e tij të detyrueshme dhe vazhdon të zbatohet vetëm mbi baza vullnetare. Gjykatat nuk kanë referuar asnjë kryerës të dhunës në këtë program dhe, në rastet e analizuara, dënimet me kusht janë kufizuar vetëm në pezullimin e ekzekutimit të dënimit, pa u shoqëruar me masa shtesë rehabilituese.

Këto janë disa nga gjetjet kryesore të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi “Zbatimi i programit kombëtar për kryerësit e dhunës ndaj grave në Kosovë”, i cili u publikua në tryezën e organizuar nga IKD dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Hulumtuesja në IKD, Arrita Rezniqi, tha se në asnjë prej aktgjykimeve të analizuara nuk është gjetur arsyetim specifik nga gjykatat se pse kryerësit e dhunës nuk janë referuar në programin për rehabilitim.

“Ajo që fillimisht kemi gjet në kuadër të hulumtimit, është se në vendin tonë ende nuk është funksionalizuar programi në formën e tij të detyrueshme, vazhdon të zbatohet vetëm mbi baza vullnetare.. Në këtë rast kemi kërkuar të gjejmë nëse këto aktgjykimet, gjykatat kanë shqiptuar edhe detyrime që rrjedhin nga neni 56 i kodit penal, në lidhje me disa prej 15 masave që shqiptohen, një prej të cilave përcaktohet edhe detyrimi për të ndjekur programe të caktuara për rehabilitim. Asnjë rast ku është referuar ndonjë kryes nga programi kombëtar për kryesit e dhunës ndaj grave në Kosovë, kemi parë që gjykatat kanë kufizuar gjykimin me kusht vetëm në pezullimin e ekzekutimit të dënimit, pa e shoqëruar me masa shtesë rehabilituese. Në asnjë prej këtyre aktgjykimeve nuk kemi arritur të gjejmë arsyetim specifik prej gjykatës pse nuk është referuar në kuadër të kësaj dispozite të kodit penal”, tha Rezniqi.

Nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Adelina Berisha, theksoi se qëllimi i programit nuk është lehtësimi i dënimeve për kryerësit e dhunës, por parandalimi i përsëritjes së dhunës dhe ndryshimi i sjelljes së tyre.

“Qëllimi i këtij programi, që të sigurohemi që këta ushtrues të dhunës nuk do të na bëhen më recidiv, do t’i mësojnë pasojat e tyre dhe numri i rasteve të dhunës të shpresojmë se do të reduktohet. Asnjëherë nuk është qëllimi që ushtruesve të dhunës tu krijohet përshtypja që ata e kaluan një program dhe kjo të merret si lehtësim në dënimet e tyre. Duhet gjithmonë ta kemi fokusin tek viktima.. Sidomos për gjyqtarët, mbrojtësit e viktimave e prokurorët, të jenë të kujdesshëm që nesër kur të vie deri te përfundimi i programit nga një ushtrues i dhunës, mos të mjaftohemi vetëm për ndjekjen e programit, por të sigurohemi që me të vërtetë ai person ka ndryshuar sjelljen dhe ka mësuar nga veprimet e tij. Një program për të funksionuar mjafton të hartohet, të ketë rritje të kapaciteteve te gjithë zyrtarëve që zbatojnë atë, buxhetim adekuat financiar”, tha Berisha.

Ndërkaq, drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, kritikoi mungesën e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë në këtë tryezë ani se ishin të ftuar, duke thënë se raporti është i rëndësishëm edhe për këtë institucion.

“Për ne kishte me qenë shumë me rëndësi ta kishim këtu ministrinë e drejtësisë, sepse ky raport është i rëndësishëm edhe për ta, por fatkeqësisht të njëjtit nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe në njëfarë mënyre fatkeqësisht e dëshmon se sa kanë interes për dhunën në familje”, tha Miftaraj.

Në tryezë u theksua se funksionalizimi i programit kërkon hartim të qartë, ngritje të kapaciteteve të zyrtarëve përgjegjës për zbatim, buxhetim adekuat dhe përfshirje më aktive të institucioneve të drejtësisë.

Tags: Kosovekryerwsit e dhunes se graveprogrami kombetarTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV paralajmëron zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti

LVV paralajmëron zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti

Spitali i Mitrovicës jep detaje për incidentin në Skenderaj, dy persona kërkuan ndihmë mjekësore

Dyshime për cilësinë e një produkti medicinal, SHSKUK bllokon mbi 1 mijë njësi në Spitalin e Mitrovicës

Hamza takon ambasadorin gjerman, thekson nevojën për funksionalizimin e institucioneve

Hamza takon ambasadorin gjerman, thekson nevojën për funksionalizimin e institucioneve

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti s’e komenton gatishmërinë e LDK-së për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën