Që nga viti 2014 nikoqire e këtij organizimi ka qenë ish-kancelaria gjermane Angela Merkel, ndërsa këtë vit, për herë të parë samiti organizohet nga kancelari i ri Olaf Scholz.
Vendet e Ballkanit, presin rezultate konkrete nga Berlini.
Në një përgjigje thënë për tëvë1 nga Qeveria e Kosovës, thonë se për rreth dy vite, negociatat në nivel të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, kanë sjellë pajtueshmëri për tre marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal.
“Marrëveshjet që janë pajtuar janë ato për lirinë e lëvizjes me ID karta; për njohjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve. Marrëveshjet pritet të nënshkruhen me 3 nëntor në Samitin e Berlinit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Për këto synime të takimit të 3 nëntorit, ditë më parë ka folur edhe ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, e cila njoftoi se është arritur edhe marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Bosnja, që të heqin vizat për njëra-tjetrën.
Ri-funksionalizimin e procesit kancelari Scholz e kishte paralajmëruar gjatë vizitës së tij në Kosovë, në muajin qershor. Në kohën kur u krijua nisma në vitin 2014 si qëllim kishte, Zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe të brendshme në Ballkan, Arritja e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive në rajon, Rritja e bashkëpunimit ekonomik rajonal si dhe Hedhja e bazave për rritje të qëndrueshme.
“Procesi Berlinit” është iniciuar me synimin që Ballkanin Perëndimor ta përafrojë me Bashkimin Evropian.
Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.