TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Procesi gjyqësor në Hagë, PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

by Tëvë1
3 javë ago
0
A A
Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Partia Demokratike e Kosovës bën të ditur se ka përcjell me vëmendje paraqitjen e fjalëve përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë nga katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndërsa presim vendim të drejtë dhe pandikuar.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se pas më shumë se pesë vjetësh në paraburgim, paraqitja e tyre ishte dinjitoze dhe e mbështetur në të vërtetën e luftës së popullit të Kosovës për liri.

“Ata folën me përgjegjësi, me respekt për procesin dhe me besim në drejtësi, duke dëshmuar se përballja me drejtësinë nuk është shmangie nga historia, por pjesë e saj.

Në këtë fazë vendimtare, Partia Demokratike e Kosovës shpreh pritjen dhe kërkesën e saj që vendimi të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar ekskluzivisht në fakte dhe prova, larg çdo narrative apo perceptimi politik.

Lufta e popullit të Kosovës për liri ishte një luftë e drejtë, çlirimtare dhe e domosdoshme për mbijetesë përballë një regjimi shtypës. Kjo është një e vërtetë historike e njohur nga qytetarët tanë dhe e konfirmuar nga rrjedha e zhvillimeve ndërkombëtare që çuan në ndërhyrjen e NATO-s dhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, PDK thekson se besojnë në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe presin që, pa zvarritje dhe mbi bazën ekskluzive të fakteve e provave, të merret një vendim i drejtë dhe i paanshëm, i cili do të konfirmojë lirimin e plotë nga të gjitha pikat e aktakuzës.

“Partia Demokratike e Kosovës rithekson solidaritetin me familjet e ish-krerëve të UÇK-së, falënderon të gjithë qytetarët për mbështetjen e madhe të dëshmuar përmes marshimeve dhe protestave, si dhe shpreh mirënjohje për profesionalizmin dhe hapësirën e ofruar nga mediat gjatë gjithë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Tags: GJYKIMI SPECIALHagapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

 Meta: Heshtja e Gërvallës dhe Pecit për Osmanin s’është befasi – qasje servile

 Meta: Heshtja e Gërvallës dhe Pecit për Osmanin s’është befasi – qasje servile

Abdixhiku takohet me Osmanin

Meta: Osmani do të kthehet në politikë, me të LDK-ja do të kishte përqindje tjetër

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak

“InfoNata” 12.03.2026

“InfoNata” 12.03.2026

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën