TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Problemi ndër vite me ujëra të zeza, nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” bojkotojnë mësimin

Nxënësit e klasës së pestë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë sot bojkotuan mësimin. Kjo pasi ujërat e zeza të martën kishin përfshirë klasat e tyre. Nga shkolla bënë të ditur se problemi do të rregullohet brenda ditëve derisa thanë se klasat ishin të gatshme për mbajtjen e mësimit.

nga Doresa Geci
2 ditë më parë
0 0
A A

Ndonëse procesi mësimor kishte filluar, klasat ishin bosh.

Një numër i nxënëseve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, mëngjesin e së mërkurës nuk filluan mësimin.

Prindërit kishin vendosur që të mos i dërgonin fëmijët në klasa, por të protestonin para hyrjes së shkollës pasi klasat ishin përfshirë nga ujërat e zeza të martën.

Me pankarta “Duam dije jo ujëra të zeza”, “Uji i zi rrezik për fëmijë” “Shkolla nuk është banjo publike”  prindërit kërkuan që ky problem të rregullohej sa më parë.

“Kjo gjendje përsëritet çdo vit, unë kam ardhë me mbesën pasi nana e saj është në punë. Situata nuk është prej djeshit, pra është vite me radhë. Paramendoni çfarë uji i kanalizimit, sëmundja pra janë shku me fitu dijen fëmijët, por ata kanë rrezik prej ndonjë sëmundje”, thotë Nakshia Gjobalaj.

Madje sipas Liridona Krasniqit, e cila ka vajzën në këtë shkollë, problemi me ujëra të zeza në këtë institucion është tash e disa vite.

“Ky problemi ishte që disa vite, dhe e keqja është se ne si prind kemi vendos me u ngrit në këmbë për të mirën e fëmijëve tanë, që institucionet me ndërrmarë diçka që mu ndreq ky problem. E keqja është se shumë prind janë pajtuar me këtë dhe thonë që kurgjo nuk ju ka ndodhë gjeneratave të kaluara, nuk do të ndodhë as kësaj gjenerate dhe normalisht që është e rrezikshme pasi ata kanë me qëndru pesë orë qaty mbyllur”, thotë ai

Se këtu nuk është hera e parë që ka pasur rrjedhje të ujit, e thotë edhe vetë drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”, Mimoza Krasniqi.

“Brenda këtij viti është bërë tri herë, por për tri herë ujësjellësi e ka hapur dhe e ka mënjanuar problemin duke menduar që është përfunduar problemi. Pra kemi menduar që vetëm të reshurat janë duke shkaktuar problem dhe po na hinë uji brenda por kemi parë që nuk qëndron vetëm tek te reshurat”, shprehet Krasniqi.

Rrjedhja e ujërave te zeza, sipas Krasniqit, ka ndodhur pas bllokimit të pusetës e cila gjendet jashtë oborrit të shkollës.

Por ky problem sipas saj pritet të sanohet brenda ditëve.

“Drejtoria e Arsimit janë njoftuar dje dhe ata iu kanë përgjigjur thirrjes prej drejtorit të Arsimit, Samir Shahinit dhe zyrtarë të tjerë sot kanë qenë prezent me mëngjes. Ndërrmarja banesore, ujësjellësi, kanë qenë sot këtu dhe brenda dy-tri ditëve do të mënjanohet problemi i pusetes së oborrit të jashtëm”, thotë drejtoresha e shkollës.

Pas shpeshtimit të ujërave të zeza në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, nxënësit e klasave të pesta ishin risistemuar në hapësira të tjera të shkollës.

E të mërkurën, sipas drejtoreshës, klasat janë dezinfektuar dhe të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL e UÇK-së sot mban konferencë për media

OVL e UÇK-së sot mban konferencë për media

Bota shënon Ditën e Bamirësisë për nder të Nënë Terezës

Bota shënon Ditën e Bamirësisë për nder të Nënë Terezës

Dita e Humanizmit në Kosovë

Dita e Humanizmit në Kosovë

Policia zhvillon aktivitete të ndryshme sot në Prishtinë në kuadër të 26 –vjetori të themelimit

Policia zhvillon aktivitete të ndryshme sot në Prishtinë në kuadër të 26 –vjetori të themelimit

Messi përshëndetet me kombëtaren në një mbrëmje emocionuese në Argjentinë

Messi përshëndetet me kombëtaren në një mbrëmje emocionuese në Argjentinë

OVL e UÇK-së sot mban konferencë për media

OVL e UÇK-së sot mban konferencë për media

Bota shënon Ditën e Bamirësisë për nder të Nënë Terezës

Bota shënon Ditën e Bamirësisë për nder të Nënë Terezës

Dita e Humanizmit në Kosovë

Dita e Humanizmit në Kosovë

Policia zhvillon aktivitete të ndryshme sot në Prishtinë në kuadër të 26 –vjetori të themelimit

Policia zhvillon aktivitete të ndryshme sot në Prishtinë në kuadër të 26 –vjetori të themelimit

Mot me diell

Mot kryesisht me diell

Spahiu: Lëvizjet e Osmanit më shumë për ta ngatërruar situatën, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Spahiu: Lëvizjet e Osmanit më shumë për ta ngatërruar situatën, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X