TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Problemet me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Problemet me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë

Kryeqyteti vazhdon të ketë probleme me mbeturinat. Disa kontejnerë janë të stërmbushur derisa qese e gjera të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre.

Qytetarët kërkojnë zgjidhje nga Komuna e Prishtinës derisa theksojnë se si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.

Banorët në lagjen Mati thonë se Kompania “Pastrimi” nuk po i mbledh mbeturinat me rregull.

Gëzim Hajdini, i cili banon në rrugën “Malush Kosova”, tha se mbeturinat, përveç papastërtisë, po sjellin edhe rrezikun e qenve në lagje.

“Po, në rrugën Malush Kosova po, se e kanë çdo të hënë për t’i hequr, e vijnë çdo dy ose tre javë, bëhet shumë mbeturina, po iu vije aroma shumë e keqe. Qentë po mblidhen shumë, është edhe rrezik prej qenve.(A jeni sulmuar ndonjëherë prej qenve? Po, goxha problem është (Edhe aroma?), po edhe aroma, edhe qentë endacak, e po bëhen të gjitha të zezat qysh thonë shqiptarët.(Pagesat a i bëni me rregull?). Po gjithmonë”, tha Hajdini për KP.

Po ashtu, edhe qytetari që banon në rrugën “Muharrem Fejza”, Selim Berisha, tha se përkundër që pagesën për mbeturina e bëjnë me rregull, shërbimi sipas tij është i mangët.

“Nuk po e pastrojnë kurrë siç duhet, e marrin do, prapë mbetet e gjithë toka, nuk po e kryejnë ashtu siç duhet, s’kanë edhe faj se shumë po hedhin, a po hedhin këso të trasha nëpër tokë, shtretër, me javë qëndrojnë aty, nuk po munden me i heqë, i heqin deri diku, por siç duhet jo. E marrin bërllokun, prapë mbetet plotë toka. (A keni bërë ankesë diku?). Jo, nuk kam bërë, nuk jam me familje këtu, i kam shpërndarë familjen, veç vetëm jam, nuk po bëj bërllok shumë. (A ka aromë kundërmuese?). Ndonjëherë po, se si i bie dielli aty vetëm pak, ndikon”, u shpreh Berisha.

E banori tjetër, Faruk Abdurrahmani, u shpreh se komuna duhet ta shqyrtojë këtë problem dhe të gjejë zgjidhje për të, ngase sipas tij në këtë mënyrë po rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Unë banoj përballë marketit “Frutaria”, para marketit Frutaria janë ata që i qesim mbeturinat (kontejnerët), edhe paradite deri diku plot, por pas dite janë mbushen plot, edhe përreth plot, e tek në dymbëdhjetë të natës vijnë me kamion i pastrojnë. (A po vijnë rregullisht?). Rregullisht vijnë në dymbëdhjetë të natës, çdo ditë. Por, është gabim se po mblidhen jashtë kontejnerëve po mblidhen mbeturina shumë”, tha Abdurrahmani.

Tags: ankesambeturinatPrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën