Një grua nga Prizreni është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, raporton teve1.info.
Derisa me vendim të prokurorit, trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren 23.02.2023-16:40. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.